UBT

Kllokoti funksionalizon objektin e ri komunal, qytetarët tashmë marrin të gjitha shërbimet në një qendër moderne

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Kllokot – Pas vitesh të tëra qëndrimi jashtë funksionit, objekti i ri i Komunës së Kllokotit është vënë plotësisht në shërbim të qytetarëve, duke u shndërruar në një qendër moderne administrative që synon të përmirësojë cilësinë dhe efikasitetin e shërbimeve publike.

Në ambientet e reja tashmë janë sistemuar sektorë kyç të administratës komunale, përfshirë Bujqësinë, Kadastrin, Gjeodezinë, Arkivin, Tatimin në Pronë, Gjendjen Civile dhe shërbime të tjera administrative, duke u mundësuar qytetarëve që t’i kryejnë procedurat në një vend të vetëm dhe në kushte më funksionale.

Përfitues të drejtpërdrejtë të këtij investimi janë edhe fermerët e komunës, të cilët tashmë mund të aplikojnë për grante, subvencione dhe programe të tjera mbështetëse në ambiente moderne dhe me kushte dukshëm më të mira pune.

Sipas nënkryetarit të Komunës së Kllokotit, Refik Halili, funksionalizimi i objektit të ri përbën një hap të rëndësishëm në modernizimin e administratës komunale, rritjen e efikasitetit institucional dhe ofrimin e shërbimeve më cilësore për të gjithë qytetarët.

HW

Autoritetet komunale theksojnë se Kllokoti, si një komunë multietnike ku bashkëjetojnë në harmoni shqiptarë, serbë, romë dhe komunitete të tjera, mbetet e përkushtuar në ndërtimin e institucioneve moderne, transparente dhe gjithëpërfshirëse, duke garantuar shërbime të barabarta për çdo qytetar, pa dallim etnie, gjuhe apo përkatësie fetare.

Qeverisja komunale ka bërë të ditur se do të vazhdojë investimet në modernizimin e administratës, zhvillimin e infrastrukturës dhe përmirësimin e shërbimeve publike, me synimin që Kllokoti të jetë një komunë me institucione funksionale dhe një administratë sa më pranë nevojave të qytetarëve./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.