Kllokoti dhe OSBE-ja pastrojnë tabelat e vendbanimeve
Kllokot – Të mërkurën përmes një aktiviteti të organizuar nga Komuna e Kllokotit në bashkëpunim me OSBE-në është bërë pastrimi i tabelave njoftuese të vendbanimeve të kësaj komune.
Në këtë aktivitet përveç të rinjëve të Komunës së Kllokotit e kanë përkrahur edhe të rinjtë e Komunave të Ferizajit dhe asaj të Shtërpcës.
Tabelat njoftuese të vendbanimeve kanë qenë të shkarravitura nga qytetarë të pandërgjegjshëm dhe pastrimi i tyre më shumë ka të bëjë me simbolikën dhe mesazhin që përçon ky aktivitet simbolik.
Përmes këtij aktiviteti jepët një mesazh i qartë për frymën multietnike të bashkëpunimit të të gjitha komuniteteve që jetojnë në këtë komunë, duke ndërtuar një shtet për të gjitha komunitetet pa dallim.
Aktivitetet e kësaj natyre do të vazhdojnë edhe në të ardhmen e afërt, në qytetin e Ferizajit dhe të Shterrpces, të cilat aktivitete do të kenë simbolikën e vetë./rajonipress/


