United Hospital

Klinaku thirrje të fundit deputetëve: Mos e miratoni projektligjin diskriminues, do të protestojmë para institucioneve natë e ditë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ushtruesi i detyrës së Organizatës së Veteranëve të Luftës, Faton Klinaku iu ka bërë një thirrje të fundit deputetëve që të mos mbështesin projektligjin që ai e ka quajtur diskriminues ndaj kategorive të luftës.

Klinaku, përmes një postimi në Facebook ka thënë se shoqatat e dala nga lufta mbrojnë interesat e veteranëve, invalidëve dhe familjeve të dëshmorëve dhe jo interesat e partive politike.

”Të nderuar deputetë, që ju ka mbetur pak dinjitet! Mos e miratoni nesër projektligjin diskriminues ndaj kategorive të luftës së UÇK-së e për inate politike, sepse ne jemi duke mbrojtur interesat e veteranëve, invalidëve dhe familjeve të dëshmorëve dhe jo interesat e partive politike’’.

Ai iu ka bërë thirrje edhe deputetëve të pakicave që të veprojnë në mbrojtje të interesave të pakicave e jo kundër interesave të kategorive të luftës.

FIDANISHTJA

“Të nderuar deputetë të pakicave! Mos u rreshtoni kundër interesave të kategorive të luftës së UÇK-së, sepse ju jeni në bashkëqeverisje aty për interesat e pakicave që i përfaqësoni”.

Klinaku, gjithashtu, paralajmëron se nëse nuk dëgjohet thirrja e tij do të detyrohen të organizojnë protestë para institucioneve.

“Në të kundërtën, nëse nuk i dëgjoni thirrjet, do t’na detyroni që të organizojmë protestë për të qëndruar para institucioneve natë e ditë”, ka shtuar tutje Klinaku./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.