RCCOLA

Klikimet që shkatërrojnë trurin

/ 4 minuta lexim

Rreth 99 përqind e të rinjve të sotëm qëndrojnë për çdo ditë para kompjuterit, ose ‘lundrojnë’ nëpër internet. Përkundër mendimeve ndryshe, kjo shprehi nuk është aq e parrezikshme, konsideron neurologu gjerman, Manfred Spitzer, i cili kohë më parë ka botuar librin me titull “Demenca Digjitale”.

Shumica e të rinjve për çdo ditë kalojnë – mesatarisht – nga tre orë në internet, qoftë nëpërmjet telefonave ‘të mençur celularë’, apo nëpërmjet kompjuterëve. Kjo gjë është shumë e rrezikshme, shkruan Manfred Spitzer në librin e tij, nëntitulli i të cilit është: “Si po e Humbim Mendjen Ne dhe Fëmijët Tanë”. Me fjalë të tjera, pse po e shkatërrojmë trurin tonë nëpërmjet klikimeve.

“Në libër, thjesht, jam munduar që të tregojë se përse edhe në këtë rast mund të flasim për efekte dhe për rreziqe anësore, siç preferojmë t’i quajmë ne mjekët, e jo vetëm për anët pozitive të mediave të reja. Natyrisht që askush nuk dëshiron që të kthehet në Mesjetë ose në mal, por edhe populli kaherë e di se ‘nuk është ar gjithçka që shkëlqen’”, thekson autori i librit.

Pse interneti është shkatërrues për trurin e fëmijëve?

“Truri rritet paralelisht me detyrat që i parashtrohen. Merreni, për shembull, navigacionin gjatë ngasjes së automjetit. Po qe se ngisni me navigacion, pas një kohe do ta keni problem që të arrini deri tek një vend i caktuar pa të. Do ta keni pra të vështirë që të orientoheni. Pasojë e kësaj gjëje është se truri po rikonstruohet gjithnjë e më pak, kështu që në fund – gjegjësisht, brenda një afati pak më të gjatë – vije edhe deri te rënia e aftësive shpirtërore”, nënvizon Spitzer.

Mobi Casa

Ardhmëria në duar të tregut

Në bazë të rezultateve të hulumtimit të kryer, Spitzer erdhi në përfundim se aspekti trupor është shumë i rëndësishëm gjatë mësimit, sepse, për shembull, fjalët shkruhen me laps në letër e jo vetëm me prekjen e tastierit. “Të shkruarit me dorë zgjatë më shumë se sa shkrimi në tastier. E, nga ana tjetër, as Facebook nuk paraqet një zëvendësim teknologjik për shoqërime të njëmendta, thotë autori i librit “Demenca Digjitale”. „

“Shumëçka është duke ndryshuar, por në kuptimin negativ të fjalës. Kush kalon shumë kohë duke luajtur lojëra kompjuterike shndërrohet në person të pandjenja ndaj dhunës reale. Madje, është vërtetuar se ky person shumë më lehtë do të kryej akte të dhunshme. Në bazë të rezultateve të disa studimeve serioze të kryera nga kolegët, erdhëm në përfundim se dhuna mediale njeriun e bënë shumë më të dhunshëm. Dhe, për më tepër, as të mësuarit nëpërmjet kompjuterit nuk është më i mirë. Përkundrazi, është shumë më i dobët. As që mund të jetë ndryshe, meqenëse kompjuteri po na ‘e rrëmben’ punën shpirtërore. Të gjitha të tjerat pastaj janë vetëm interesa të tregut. Së këndejmi, nëse na duhet që gjithsesi të parandalojmë diçka, atëherë gjithsesi duhet që ardhmërinë e gjeneratave të ardhshme mos ta lëmë në duar institucionit të tregut…”, thekson, mes tjerash, Spitzer.

Por, problemi është se lundrimi nëpër botën digjitale gjithnjë e më shumë po e zëvendëson të mësuarit e vërtetë, shprehet doktor Spitzer.

“Po qe se nxënësve të klasës së parë, të dytë, ose të tetë u dhuroni nga një ‘Play-Station’, nota e tyre do të bëhen gjithnjë e më të dobëta dhe, përgjithësisht, ata do të kenë gjithnjë e më shumë probleme në shkollë. Kjo është vërtetuar, pa asnjë dyshim. Të gjitha të tjerat janë vetëm parulla për interesa te tregut”, pohon Spitzer në librin e tij.(DW)