Klikime për Republikën – ambasadorët kosovarë të internetit
“Bëhet fjalë për atë që Kosova të integrohet në hartën digjitale dhe në këtë mënyrë ajo të bëjë vend në kokat e njerëzve”, sqaron Kushtrim Xhakli, i cili ka themeluar iniciativën “DigitalKosovo”.
Kushtrim Xhakli banon në Prishtinë, kryeqyteti i Kosovës. Kur ai dëshiron te porosisë një libër në Amazon, atij i duhet, ashtu sikurse çdonjërit, të japë emrin dhe adresën. Por, nëse ai do që ta japë emrin e vendit të tij, këtë nuk mund ta gjejë në menynë e kërkimit.
Republika e Kosovës ka shpallur pavarësinë në vitin 2008 ndërkohë që Beogradi, territorin e saj e shënon si “Provinca Autonome e Kosovës dhe Metohisë”, që domethënë, pjesë e Serbisë. Vetëm 106 nga gjithsej 193 shtetet anëtare të OKB-së e kanë njohur shtetin e ri të Kosovës.
Politikanët në Prishtinë përpiqen që përmes politikës t`i bindin edhe shtetet tjera, në mesin e të cilave edhe fuqitë si Kina dhe Rusia. T`i bindësh politikanët e këtyre vendeve është e vështirë. Për këtë arsye, një grup kosovarësh të rinj po e provon këtë përmes një rruge të pazakonshme: përmes rrugës së diplomacisë digjitale.
“Bëhet fjalë për atë që Kosova të integrohet në hartën digjitale dhe në këtë mënyrë ajo të bëjë vend në kokat e njerëzve”, sqaron Kushtrim Xhakli, i cili ka themeluar iniciativën “DigitalKosovo”.
“Nuk ke mundësi të blesh asgjë online, nuk mund ta shkruash as adresën tënde, e ke të vështirë të prenotosh një udhëtim turistik jashtë vendit, kur vendi në të cilin ti jeton nuk ekziston fare online”, thotë ndërmarrësi, i cili edhe pse vetëm 31 vjeçar, në grupin e tij konsiderohet si i njeri i rryer.
I mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, Xhakli ka krijuar një faqe interneti, përmes të cikës çdo kosovar, me një klik mund të dërgojë një email të përgatitur më parë në ndërmarrjet të cilat ende nuk e kanë futur Kosovën në listat e tyre të vendeve. Krahas kësaj, www.digitalkosovo.org shpalos edhe listën e ndërmarrjeve të cilat tashmë kane njohur Kosovën dhe gjigantët e internetit të cilët vazhdojnë të mos e njohin, si eBay ose Amazon. Por Xhakli beson se është vetëm çështje kohe se kur do ta bëjnë këtë.
Është festuar pas njohjes nga Facebook-u ose Google (edhe pse vazhdon të mungojë GoogleMaps). Këtyre sukseseve ju bë jehonë ne medie. Bëhet fjalë për krenarinë, imazhin, për kombin. Por edhe për shumë më shumë se kaq. “Njohja jonë nga facebooku është diçka që bie më shumë në sy se kur dy ose tri shtete njohin pavarësinë tonë”, thotë një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme.
“Ne jemi një shtet i ri, që ga themelimi kemi punuar me strukturat digjitale”, thotë ministri i jashtëm. “85 për qind të njerëzve këtu kanë qasje në internet, 75 për qind e popullit tonë janë më të rinj se 35 vjeç. Këto përparësi ne duhet t`i shfrytëzojmë”. Qeveria (kosovare) është më e pranishme në rrjetet sociale se shumica e të tjerave.
Xhakli e di se “diplomacia digjitale nuk do ta zërë vendin e diplomacisë tradicionale. Por, ajo mbërrin shumë më thellë në jetën private të njerëzve se sa tradicionalja. Mirëpo ka edhe shumë punë për të bërë”.
(Përkthim nga “Kurier”, Austri)

