RCCOLA

Klaiqi: Policia është duke u kujdesur për mbarëvajtjen e rendit dhe nuk ka hapësirë për shqetësim

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kamenicë – Florim Klaiqi theksoi se siguria në Komunë është në nivel duke thënë se Policia është duke u kujdesur për mbarëvajtjen e rendit dhe nuk ka hapësirë për shqetësim.

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi ka mbajtur mbledhjen e radhës
Në këtë mbledhje të pranishëm ishin Kryetari Kadri Rahimaj, anëtarët KKSB-së, Komandanti i Policisë Florim Klaiqi.

Në rend dite për diskutim ishin këto pika:

Uji Dea
  1. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
  2. Informatë nga Policia për gjendjen e sigurisë në Komunë;
  3. Diskutim për projektet e infrastrukturës të vitit 2023 të cilat ndikojnë në sigurinë e qytetarëve;
  4. Të ndryshme.

Mbledhjen e hapi Kryetari Kadri Rahimaj ku pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar, fjalën e mori Komandantit i Policisë Florim Klaiqi për të folur për sigurinë në Komunë.

Klaiqi theksoi se siguria në Komunë është në nivel duke thënë se Policia është duke u kujdesur për mbarëvajtjen e rendit dhe nuk ka hapësirë për shqetësim.

Po ashtu në këtë takim është diskutuar për trotuarin dhe ndriçimin në Komunën e Kamenicës, projekte këto që janë të rëndësishme për sigurinë e qytetarëve, ku u theksuar se në disa fshatra ka filluar këto projekte./rajonipress/