UBT

KKSH: Probleme serioze në përdorimin e dygjuhësisë në Luginë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Këshilli Kombëtar Shqiptar (KKSH) në një konferencë për gazetar në Bujanoc ka paraqitur të arriturat gjatë vitit 2013 dhe është vlerësuar se ky institucion është përballur dukshëm me probleme financiare dhe të bashkëpunimit me qeverisjet lokale.

Galip Beqiri, kryetar KKSH-së deklaroi se në mungesë të mjeteve financiare shumë çështje në interes ë shqiptarëve kanë mbetur pa u realizuar por edhe ka pasur përparime në fusha të caktuara.

”Nuk kemi mundë të zgjidhin çështjen e përdorimit të simbolit kombëtar, edhe pse kemi bërë kërkesë në ministrit përkatëse në Serbi ku kemi marrë përgjigje negative”, tha Beqiri, raporton Titulli.

Sipas Beqirit çështja e arsimit shqip në këtë rajon mbetet brengë kryesore e shqiptarëve, pranimi i diplomave, mungesa e teksteve shkollore në gjuhën shqipe, zbatimi i dygjuhësisë e shumë të tjera.

Uji Dea

Këshilli Kombëtar Shqiptarë ka të punësuar 5 bashkëpunëtorë profesional, 2 ndihmës dhe paguan anëtarët me kontratë në vepër në fusha të caktuara të arsimit, kulturës e mediave.

Çështje që është përfolur shumë është edhe zbatimi i dygjuhësisë në nivelin lokal dhe atë qendrorë, ku KKSH akuzon pushtetet lokale se janë duke e bllokuar këtë proces për interesa të tyre.

“Ne kemi kërkuar që në Bujanoc e Preshevë të formohen sektor të posaçëm me përkthyes profesional që do të jenë në shërbim të përkthimit të dokumenteve zyrtare në polici, gjyqësi, ofiqari ku edhe po bëhet bastardimi gjatë regjistrimit të emrave të foshnjave shqiptare”, theksoi Beqiri.

Këshilli Kombëtar Shqiptar është institucion i themeluar për pakicën shqiptare në Serbi dhe sipas ligjeve në fuqi parashihen kompetencat në lëmin e arsimit, kulturës, informimit, përdorimit zyrtar të gjuhës dhe simboleve kombëtare./Titulli.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.