Fundamenti

KKSH mbështet Sami Gashin për Parlamentin e Gjenevës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryesia e KKSH të Gjenevës në mbledhjen e saj ka marrë qëndrim që të përkrahë kandidatin për Parlamentin e Kantonit të Gjenevës nga radhët e PDC-së.

Më 6 tetor 2013 mbahen zgjedhjet për Parlamentin e Kantonit të Gjenevës (Grand Conseil du Canton de Genève), sikurse edhe për Qeverinë e Kantonit të Gjenevës (Le Conseil d’Etat). 

Kryesia e Komunitetit Shqiptar të Gjenevës në mbledhjen e saj të fundit ka marrë qëndrim që të përkrahë kandidatin për Kuvendin e Kantonit të Gjenevës nga radhët e partisë PDC, njëkohësisht edhe anëtarin e komunitetit, Sami Gashi. Ky qëndrim është në pajtim me nenin 5, paragrafi 2, të Statutit të Komunitetit Shqiptar të Gjenevës”, thuhet në një komunikatë të dërguar nga KKSH i Gjenevës

ARKATANA

Në vazhdim të komunikatë shpjegohet mënyra e votimit gjegjësisht jepen udhëzimet për ata që nuk kanë pasur rastin të votojnë më parë.    

Ndërkaq, sa u përket zgjedhjeve për Qeverinë e Kantonit të Gjenevës, Komuniteti Shqiptar i Gjenevës nuk është pozicionuar.

Shqiptarët janë një komunitet i rëndësishëm në kantonin e Gjenevës. Janë me qindra ndërmarrje me pronarë shqiptarë. Aty ku ne mungojmë, janë institucionet shtetërore dhe politike. Integrimi ynë nuk do jetë asnjëherë i plotë, përderisa nuk marrim pjesë aktive edhe në jetën shoqërore dhe politike, thuhet veç tjerash në komunikatën e Komunitetit Shqiptar të Gjenevës, në lidhje me zgjedhjet komunale që mbahen më 6 tetor 2013./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.