KKSB: Rregullimi i infrastrukturës rrugore ka ndikuar në uljen e aksidenteve në Viti
Viti – Në mbledhjen e pare të këtij viti të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi që u mbajt sot, është diskutuar mbi gjendjen e sigurisë në komunën e Vitisë, por edhe mbi raportin një vjeçar të këtij këshilli për vitin e shkuar.
Ndër tjerash është Kryetari Haliti ka falënderuar anëtarët e këtij këshilli të përberë nga mekanizmat e ndryshme si të policisë, bashkësive fetare e të tjerë për bashkëpunimin e mirë me Institucionet Komunale të Vitisë, duke potencuar se ky këshillë ka një rëndësi të veçantë për këtë komune.
Agim Lipovica, komandat i Stacionit Policor në Viti, tha se për kundër kushteve atmosferike që kanë mbretëruar në këtë komunë gjatë vitit të shkuar ka pasur ulje të aksidenteve dhe atë për 20%.
Ai pohon se në uljen aksidenteve ka mundur të ndikoj edhe përmirësimi i infrastrukturës rrugore konkretisht eliminimi i gropave në rrugë.
Kurse Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka folur për rëndësinë që ka ky këshillë për këtë komunë. “Me të vërtetë për mua Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi ka një rëndësi të veçantë. Me qenë se ky është takimi i parë dua të falënderoj të gjithë anëtarët e këtij këshilli për bashkëpunimin e mirë. Vërejtjet dhe sugjerimet të cilat jepen në mbledhje të KKSB-së ne i marrim parasysh sepse ato përveç që ndikojnë në sigurinë e qytetarëve ndikojnë edhe në mirëqenien e përgjithshme të qytetarëve tanë”, u shpreh kryetari Haliti.
Përndryshe gjatë këtij takimi është folur kryesisht për çështjet që kanë të bëjnë me sigurinë por është paraqitur edhe raporti një vjeçar i KKSB-së për vitin e shkuar./rajonipress/


