RCCOLA

KKSB në Viti: Situata e sigurisë e mirë – shqetësuese rastet e vjedhjeve

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Në këtë mbledhje policia dhe anëtarët e KKSB-së, kanë apeluar tek qytetarët e komunës së Vitisë për respektim të rendit dhe qetësisë publike gjatë festimeve në dasma e ahengje, respektim të rregullave të komunikacionit, pasi që kemi një fluks më të madh të veturave tani, si dhe kanë kërkuar nga qytetarët që të bëjnë sigurimin e pusetave, në mënyrë që mos të rrezikohet jeta e qytetarëve.

Të enjten është mbajtur mbledhja e katër e rregullt e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në Viti, në të cilën janë shqyrtuar çështje të ndryshme të sigurisë, ku sipas policisë dhe anëtarëve shqetësuese është shtimi i rasteve të vjedhjeve të rënda.

Në këtë mbledhje, nënkryetari i komunës Hasan Aliu, ka njoftuar anëtarët e KKSB-së rreth mobilizimit të komunës për menaxhimin e situatës në të gjitha aspektet, me theks të veçantë shtimi i stafit tek gjendja civile dhe zjarrfikësit, në kohën e mërgimtarëve.

Mobi Casa

Ai poashtu theksoi se, rastet e vjedhjeve të cilat janë shtuar kohëve të fundit janë shqetësuese dhe ka kërkuar nga policia që të zbulohen dhe të ndalohen këto raste.

Lidhur me situatën e sigurisë në komunën e Vitisë, rreshterja Fetushe Hyseni, ka theksuar se situata është e qetë, si në aspektin e sigurisë, po ashtu edhe në komunikacion, ku mes tjerash tha se këtë gjashtë mujor nuk kemi pasur asnjë aksident me fatalitet, por si çështje shqetësuese përmendi rastet e vjedhjeve të rënda, për të cilat tha se një pjesë e tyre janë zbuluar.

Në këtë mbledhje policia dhe anëtarët e KKSB-së, kanë apeluar tek qytetarët e komunës së Vitisë për respektim të rendit dhe qetësisë publike gjatë festimeve në dasma e ahengje, respektim të rregullave të komunikacionit, pasi që kemi një fluks më të madh të veturave tani, si dhe kanë kërkuar nga qytetarët që të bëjnë sigurimin e pusetave, në mënyrë që mos të rrezikohet jeta e qytetarëve./rajonipress/