Uji Dea

KKSB: Gjendja e përgjithshme e sigurisë mbetet e qetë, por shqetësojnë rastet e plaçkitjeve

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) e ka vlerësuar të qetë gjendjen e sigurisë në Gjilan, por njëkohësisht ka shprehur keqardhje për disa raste të plaçkitjeve që kanë ndodhur në zonën e Bresalcit, që sipas raportit të policisë, në rajonet tjera të Kosovës, kanë qenë më të theksuara.

Halit Rexhepi, kryesues i kësaj trupe komunale të sigurisë, ka thënë se plaçkitjet e armatosura në Bresalc, kanë shqetësuar banorët, duke përmendur si rast konkret familjen Uzunaliq, e cila ka qenë njëra nga shënjestrat e hajnave të armatosur.

Përndryshe, majori Alban Ramushi, komandant i Stacionit Policor në Gjilan, ka thënë se gjendja e përgjithshme e sigurisë, është stabile, ndërsa si preokupim të policisë ka përmendur vjedhjet e kafshëve, që më tepër janë shfaqur në komunat fqinje, por duke mos e kursyer as Gjilanin, ndonëse këtu rastet janë më të pakta.

Ndërkaq në lidhje me disa plaçkitje të armatosura, të cilat u ngritën si shqetësim nga KKSB, ai ka nënvizuar faktin se ky fenomen ka një shtrirje në disa rajone të Kosovës dhe se policia është duke bashkëpunuar në zbulimin e kryesve dhe tashmë ka edhe persona të ndaluar.

ARKATANA

Përgjithësisht, në krahasim me vitin e kaluar, në Gjilan ka një rënie të rasteve të vjedhjeve nëpër shtëpia, ka thënë Ramushi.

Ndërkaq, vërehet një shtim i rasteve të dhunës në familje dhe abuzimit me narkotikë, por ndoshta kjo është rezultat i vetëdijesimit të qytetarëve për t`i paraqitur problemet si dhe i efikasitetit të policisë në zbulimin e rasteve, ka thënë Ramushi, duke shtuar faktin se besueshmëria ndaj policisë, është rritur dukshëm.

Për më tepër, majori Alban Ramushi është përgjigjur edhe në pyetjet konkrete të anëtarëve të KKSB, për çështje të caktuara.

Përndryshe, KKSB i ka ftuar qytetarët që të shfrytëzojnë mundësinë për legalizimin e armëve, në kuadër të një procesi ligjor që fillon nga 17 dhjetor 2018 dhe zgjat deri më 17 qershor 2019. Praktika ka treguar se me armë legale nuk janë kryer asnjëherë krime.
Po ashtu, në këtë takim, KKSB ka miratuar raportin e punës për vitin 2018 si dhe planin për vitin 2019, duke e lënë të hapur mundësinë që të trajtohen edhe çështje të tjera, të cilat mund të paraqiten ndërkohë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.