Mobi Casa

KKSB e vlerëson të qetë dhe stabile gjendjen e sigurisë në Gjilan

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), në takimin e udhëhequr nga Bejtullah Osmani, drejtor për Mbrojtje dhe Shpëtim, e ka vlerësuar të qetë dhe stabile gjendjen e sigurisë në Gjilan.

Sa përket fenomenit të vjedhjeve të shtëpive, komandanti i Stacionit të Policisë në Gjilan, major Agim Lipovica, ka njoftuar se me arrestimin e dy personave të dyshuar, njëri nga Gjilani dhe tjetri nga Lipjani, rastet e vjedhjeve janë ndalur.

Ndërkohë, në këtë mbledhje u tha se nuk ka rritje të rasteve të dhunës në familje, por ka vetëdijesim për raportim të rasteve.

Gjatë raportimit në këtë mbledhje të KKSB-së, Linditë Salihu, zyrtare për barazi gjinore dhe koordinatore e Mekanizmit kundër dhunës në familje, tha se Komuna në vazhdimësi organizon aktivitete vetëdijësuese për ta raportuar dhunën kushdo që e përjeton, e sheh apo e dëgjon se diku po ndodhë dhunë.

Mobi Casa

Në këtë takim të KKSB-së u tha se është shqetësuese dhuna verbale në shkolla, që hyjnë fyerjet, kërcënimet e gjykimet mes nxënësve, ku për ta evituar u kërkua forcim i bashkëpunimit të trekëndëshit prindër – nxënës – mësimdhënës, sikurse edhe shtim të numrit të psikologëve këshillues në shkolla.

Në këtë aspekt, koordinatori i KKSB-së, Bejtullah Osmani, tha se Drejtoria për Arsim tashmë ka shpallur konkursin për punësimin e psikologëve në shkolla.

Në këtë mbledhje kanë marrë pjesë edhe drejtorët komunalë, Ali Arifi, Enver Shabani e Kushtrim Zeqiri./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.