Eko Higjiena

KKSB e vlerëson si të qetë dhe stabile gjendjen e sigurisë në komunën e Vitisë

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt, ku gjendja e sigurisë në komunën e Vitisë është vlerësuar si e qetë dhe stabile nga pjesëmarrësit në këtë takim.

Hasan Aliu, zv.kryetari i komunës së Vitisë dhe njëherit kryesues i KKSB-së tha se gjendja e sigurisë në këtë komunë vazhdon të mbetet e qetë dhe stabile.

Për këtë ai falënderoi të gjitha mekanizmat, por edhe në veçanti qytetarët.

Ai përmendi sezonin e pushimeve verore të mërgimtarëve që sivjet është kaluar jashtëzakonisht mirë dhe pa ankesa sa i përket shërbimeve komunale, ndërkohë që ka njoftuar edhe për mbarëvajtjen e procesit mësimor që ka filluar me kohë.

Komandanti i stacionit policor në Viti, kapiten Afrim Halili, tha se situata e sigurisë ka qenë stabile dhe pa eksese.

Për rastet e vjedhjeve ai tha se ka rënie, ku gjatë muajit korrik janë evidentuar 20 vjedhje kurse gjatë muajit gusht 8 raste.

Fundamenti

“Na trafik kemi marrë masa dhe kemi shtuar patrullimet në rrugë. Sa i përket aktiviteteve kulturore e sportive gjatë pushimeve të verës, janë menaxhuar me sukses dhe nuk ka pasur incidente”, tha kapiteni Halili.

Lidhur me procesin mësimor, drejtoresha e Arsimit në Viti, Arta Ajeti, bëri të ditur se viti shkollor ka filluar në të gjitha shkollat, pavarësisht renovimeve në disa prej tyre, me kohë ka filluar dhe pa vonesa. Vetëm renovimet në Gjimnazin “Kuvendi i Lezhës” do të vazhdojnë deri në verën e vitit të ardhshëm dhe nxënësit e kësaj shkolle janë duke vijuar mësimet, një pjesë në shkollën teknike dhe një pjesë në shkollën fillore “Dëshmorët e Vitisë”.

Sa i përket pajisjeve me libra, nga klasa 1 deri në të 5-tën, janë furnizuar 80 % e nxënësve e po ashtu edhe ata të klasave 6-9. Kurse për tenderin e transportimit të nxënësve të fshatit Letnicë dhe Debellde, ajo theksoi se është hapur tenderi, por që nuk ka konkurruar asnjë operator që bënë transportin e nxënësve.

Në këtë mbledhje, u ngritën disa çështje që kanë të bëjnë me sigurinë publike nga anëtarët e këtij këshilli që ndër to e që më së shumti u diskutua ishte ajo e problemit të xhamisë në Ramnisht, rreth pronës dhe funksionimit të saj jashtë juridiksionit të këshillit të bashkësisë Islame.

Në mbledhje u paraqitën edhe shumë shqetësime të tjera nga anëtarët e Këshillit për Siguri në Bashkësi, problemi i ndërtimit të shkollës në Pozheran, keqbërësve që kanë shkaktuar zjarre në sipërfaqet bujqësore, etj./rajonipress/