Mobi Casa

KKMSH shpreh ngushëllime për vdekjen e dy qytetarëve vitias si pasojë e COVID-19

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim (KKMSH), me shqetësim ka ndarë lajmin për vdekjen e dy personave nga komuna e Vitisë, të cilët ishin prekur nga virusi COVID-19, por që gjithashtu kishin pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese. Me këtë rast kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti në emër të këtij komiteti ka shprehur ngushëllimet familjeve dhe të afërmeve të tyre.

“Shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për dy qytetarët vitias një nga fshati Sllatinë e Poshtme një nga fshati Zhiti të cilët ishin infektuar nga virusi COVID-19. Në këto çaste të vështira ne jemi pranë familjes” u shpreh Haliti.

Gjatë këtij takimi u bë me dije se dje janë shënuar 4 raste të reja me COVID-19 dhe atë dy Sllatinë e Epërme një Sllatinë e Poshtme dhe një Zhiti.

ARKATANA

Ai kërkoj nga qytetarët që të respektojnë masat e parandalimit të përhapjes së këtij virusi pasi që kjo është në interes të shëndetit publik.

Ndërkaq komandanti i Stacionit Policor në Viti, Kapiten Afrim Halili, tha se polica po vazhdon me mbikëqyrjen e zbatimit të masave mbrojtëse. Ai ju bëri thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë me policinë.

Në takim është folur edhe për vazhdimin e klorifikimit dhe dezinfektimit e hapësirave të ndryshme si dhe rreth sigurimit të pakove ushqimore dhe higjienike për qytetarët në nevojë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.