FIDANISHTJA

KKMSH: Respektoni masat kundër përhapjes së virusit COVID-19

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Viti – Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim (KKMSH) ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt, ku është diskutuar rreth gjendjes së pandemisë me COVID-19 në komunën e Vitisë.

Gjatë këtij takimi që është kryesuar nga Kryetari i kësaj komune, Sokol Haliti, ju është bërë edhe njëherë thirrje qytetarëve që të respektojnë udhëzimit e ekspertëve për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Kryetari Halit potencoi në këtë komunë janë 49 raste aktive të qytetarëve të prekur me këtë virus. “Ju lutëm të ju përmbahuni udhëzimeve të ekspertëve, të kujdeseni për vetën por edhe për të tjetër. Bartni maska, mbani distancën dhe kujdesuni për higjienën me qëllim që të parandalojmë përhapjen e këtij virusi”, u shpreh Haliti.

Ai potencoi se kjo komunë po vazhdon me dezinfektime dhe klorifikime të hapësirave të ndryshme por edhe me sigurimin e pakove ushqimore dhe higjienike për qytetarët në nevojë.

FIDANISHTJA

Ndërkaq Hanife Jonuzi, Drejtoresh për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Viti, i njoftoj të pranishmit mbi kapacitetet e QKMF-së pas kontakteve të personelit mjekësor me personat e dyshuar për COVID-19.

Ndërkaq lidhur me këtë Haliti theksoi se ata do të kujdesën që të ruajnë funksionimin normal dhe vital të personelit mjekësore në Viti. Përndryshe sipas rezultateve të publikuar dje nga Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), dje në këtë komunë kanë rezultuar pozitiv 5 persona sipas lokaliteteve ata janë: Viti (2), Beguncë (1), Stubëll (1) dhe Skifteraj (1)./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.