FIDANISHTJA

KKMSH apel qytetarëve: Vendosni maskat dhe mbani distancën

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Viti – Në mbledhjen e rregullt të Komitetit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim, u vlerësua gjendja aktuale epidemiologjike në komunën e Vitisë. Momentalisht u tha se gjendja momentale epidemiologjike është nën kontroll dhe numër jo i madh i të infektuarve me Covid 19 në komunën e Vitisë, krahas numrit të madh që po paraqiten në nivel vendi.

Kryetari i komunës, njëherit kryesues i këtij Komiteti, kërkoi mobilizim nga gjitha drejtoritë komunale, që stafi punonjës të zbatojnë masat strikte dhe vendosje të maskës në punë, ndërkohë që ka kërkuar nga drejtorët që të reduktojnë stafin e zyrtarëve më esencial, përderisa të tejkalohet kjo situatë.

Komandanti i policisë në Viti, kapiten Afrim Halili, njoftoi se policia është duke patrulluar në teren, sidomos në ndalimin e qytetarëve që nuk respektojnë masat e kërkuara nga IKSHP-ja, për të cilët tha se do të gjobiten për mos mbajtje të maskës.

UBT

Gjithashtu, u apelua tek të gjithë qytetarët që të zbatojnë masat dhe të vendosin maskat, duke mbajtur edhe distancën e mjaftueshme.

Në komunën e Vitisë, po vazhdon edhe më tej klorifikimi i rrugëve dhe trotuareve, në mënyrë që të parandalohet shpërndarja e mundshme e infektimeve./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.