Eko Higjiena

Kjo verë është e imja

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Veç talentit në muzikë, ka tërhequr vëmendjen e publikut edhe me bukurinë e saj. Është kjo këngëtarja Enca Haxhia njëra ndër këngëtaret më të reja dhe mjaft simpatike në skenën muzikore shqiptare. “Jepe tash” titullohet projekti i fundit që ka publikuar Enca, e cila në një bisedë për Tribuna ka treguar se është shumë e kënaqur me suksesin e kësaj kënge.

“Ka vetëm dy javë që kam publikuar videoklipin, projekt për të cilin u punua gjatë. Por pritja ishte shumë e mirë dhe për momentin po shijoj suksesin e këngës”, ka theksuar këngëtarja duke sqaruar tutje se gjatë kohës që ka pritur finalizimin e kësaj kënge ka punuar edhe rreth projekteve të reja.

Eco Higjiena

“Gjatë gjithë kohës nuk kam qenë në pushim, por kam punuar për disa këngë të reja, njërën prej të cilave do ta publikoj në dhjetë ditët e ardhshme. Bëhet fjalë për një bashkëpunim i cili është në gjuhën angleze dhe i përket rrymës latino-dance”.

Sipas këngëtares, ky është vetëm fillimi. “Pas këtij videoklipi do të publikoj edhe dy këngë të reja të këndshme. Kjo do të jetë vera ime”, është zotuar për fund ajo, duke paralajmëruar se së shpejti do të jetë në Kosovë për një turne koncertesh që do t’i mbajë nëpër qytete të ndryshme. (tribna)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.