RCCOLA

Kjo sjellje e Vetëvendosjes kurrë nuk do të ketë sukses!

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zbogar, ka dënuar incidentin e ndodhur paraditen e së enjtes, kur qindra aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, të prirë nga kreu i kësaj lëvizje, Albin Kurti, arritën të futeshin në oborrin e Qeverisë, për të protestuar kundër vizitës së ndërmjetësit evropian në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, Robert Cooper.

“Unë vetëm mund të shpreh tmerrin dhe zhgënjimin tim për atë që ka ndodhur në mëngjesin e sotëm. Gjuajtja me domate dhe britmat kundër delegacionit zyrtar të Bashkimit Evropian, qëllimi i të cilit është vetëm të lehtësojë raportet midis Prishtinës dhe Beogradit, është gjest i papranueshëm”, thuhet në deklaratën e përfaqësuesit të BE-së, Zbogar.

Uji Dea

“Lëvizja Vetëvendosje mund të mos mbështesë dialogun, megjithatë kjo sjellje kurrë nuk mund të jetë alternativë e suksesshme. Andaj pres që Vetëvendosje do të distancohet prej sjelljeve të tilla, të cilat dërgojnë mesazhe kontradiktore në Bruksel”, ka thënë Zbogar.

Brukseli, ka thënë Zbogar, mbetet i angazhuar për të lehtësuar vazhdimin e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, dhe për të punuar me të gjitha partitë politike dhe akterët në mbështetje të rrugës së Kosovës drejt integrimit në Bashkimin Evropian. /Telegrafi/