Fundamenti

Kjo është përgjigja e Presidentës Jahjaga për AAK’në

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga i ka dërguar një përgjigje Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, lidhur me ndalimin e Ramush Haradinajt nga shteti slloven.

Në këtë letër që e kë siguruar Gazeta Express thuhet se Presidenca në përpjekje për të siguruar lirimin dhe lirinë e lëvizjes për Haradinaj, janë shfrytëzuar kanalet dhe burimet diplomatike për ta tejkaluar situatën e palakmueshme të krijuar për shkak të rrethanave të pamundësisë së intervenimit të drejtpërdrejt të Kosovës në institucionet ndërkombëtare të sigurisë.

Express më poshtë sjellë letrën e plotë:

Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës thekson se Presidentja Jahjaga e vlerëson dhe mirëkupton shqetësimin e subjektit politik AAK me rastin e ndalimit në Republikën e Sllovenisë të kryetarit të AAK-së dhe njëherësh deputetit të Kuvendit të Kosovës, zotëri Ramush Haradinaj, mbi bazën e një flet arresti që ka shqetësuar gjithë opinionin në vend.

Bazuar në përgjegjësitë kushtetuese dhe në funksion të përfaqësimit të qytetarëve të Republikës së Kosovës, Presidentja Jahjaga ka bërë hapat e domosdoshëm në ruajtjen dhe mbrojtjen e të drejtave dhe të dinjitetit të shtetasve të Kosovës, në këtë rast të deputetit të Kuvendit të Kosovës, z. Haradinaj, përmes kontakteve të drejtpërdrejta me autoritetet më të larta në Republikën e Sllovenisë.

United Hospital

Në bisedën telefonike me Presidentin Borut Pahor, Presidentja Jahjaga ka kërkuar që të sqarohen të gjitha rrethanat e ndalimit të z. Haradinaj duke i shpjeguar Presidentit se flet arresti i lëshuar vite më parë është politik dhe i pabazë. Njëkohësisht, Presidentja Jahjaga ka kërkuar që autoritetet sllovene ta lirojnë z. Haradinaj dhe t’i mundësojnë atij lirinë e lëvizjes, si një të drejtë themelore njerëzore, ashtu siç i është mundësuar edhe në vizitat e tjera në vendet e BE-së.

Në përpjekje për të siguruar lirimin dhe lirinë e lëvizjes për z. Haradinaj, janë shfrytëzuar kanalet dhe burimet diplomatike për ta tejkaluar situatën e palakmueshme të krijuar për shkak të rrethanave të pamundësisë së intervenimit të drejtpërdrejt të Kosovës në institucionet ndërkombëtare të sigurisë.

Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës thekson se Kosova i ka vënë në funksion të gjithë mekanizmat relevantë në përpjekje të mbrojtjes së kredibilitetit të vendit dhe gjithnjë me qëllim të ruajtjes së marrëdhënieve ndërshtetërore me të gjitha vendet.

Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës rithekson faktin se Republika e Kosovës dhe institucionet e saj, do të përpiqen me përkushtim për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve të saj në çdo rast dhe në çdo kohë. Veprimet e institucioneve të Kosovës do të jenë në respektim të të drejtave dhe konventave ndërkombëtare dhe me ligjin ndërkombëtar./Gazeta Experess/.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.