KKVITI

Kjo është kriza

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Dalin parashikimet për 2012-ën si vit i rëndë. Të dhënat për gjashtëmujorin e parë tregojnë për rënie të remitencave dhe investimeve të huaja direkte. Kjo sipas zyrtareve të BQK-së, ndikoi që të tkurret ekonomia në vetëm 3.8 për qind dhe bankat të vështirësojnë dhënien e kredive.

Kriza nuk është ndryshe. Kosovarët gjithnjë e më pak po kanë para nëpër duar e vështirësi në marrjen e kredive; ka renë eksporti së bashku me remitencat e investimet e huaja direkte.

Krejt këto shenja tregojnë se është rënduar edhe më shumë gjendja socio-ekonomike në Kosovë.

Edhe guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Gani Gërguri, gjatë prezantimit të dhënave për gjashtëmujorin e parë të këtij viti dhe Raportin vjetor 2011, e pranon se punët nuk janë bash për mashalla.

Sipas tij, ka vonesa në pagesën e kredive nga bizneset duke e rritur kështu përqindjen e kredive joperformuese.

“Ka vonesa në pagesën e kredive. Kjo sillet sipas ciklit biznesor, pasi ka kthime edhe jo të përshtatshme nga bizneset. Jo pse nuk duan me i kthy paret, por për shkak të këtij cikli”, ka thënë Gërguri.

Fundamenti

Në gjuhen ekonomike, dukuria e ciklit biznesor, në këtë rast tregon se bizneset nuk arrijnë t’i sigurojnë paratë në afatin e paraparë nga banka ku kanë marrë kredi.

Një problem tjetër, sipas Gërgurit, mbetet deficiti i lartë tregtar.

Të dhënat për vitin 2011, tregojnë se importi ishte 2.4 miliardë dhe eksporti vetëm 312 milionë euro.

Këta indikatorë bënë që zyrtarët e Bankës Qendrore të mos jenë aq optimistë as sa i përket rritjes ekonomike. Norma e rritjes ekonomike sivjet parashihet të arrijë vetëm 3.8 për qind, përderisa gjatë vitit 2011, ishte 5 për qind.

Kjo rënie e rritjes ekonomike, sipas tyre, shpjegohet me rënin e dërgesave të mërgimtarëve, rënien e eksportit dhe investimeve të huaja direkte.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express…