Kivi: Burim i shijshëm për vitamina

Kivi është fryt me shije të hidhur, me mish të gjelbër, përjashta me qime. Është shumë i shijshëm, është minierë me vitamina, sidomos me vitamina C, A, E, K dhe ato të kompleksit B (timinë, niacinë, B6, kolinë), si dhe minerale – kalium, kalcium, fosfor, magnez, hekur. Ai përdoret i freskët, për përgatitjen e ëmbëlsirave, xhem dhe përgatitjen e pijeve.
Është efikas kundër infeksioneve respiratore, e po se e forcon sistemin imun, mbron edhe nga ftohjet, rregullon shtypjen e gjakut, mbron nga sulmet në zemër, sulmet në tru dhe ndihmon kundër dhimbjeve të kokës dhe stresit.
Po ashtu ul kolesterolin, neutralizon efektin e radikalëve të lirë dhe largon helmet prej organizmit. Me konsumimin e rregullt të kivit të freskët pakësohet edhe sasia e triglicerideve në gjak për 15 për qind, e ndikon mirë edhe në shërimin e plagëve, ruan dhëmbët, absorbon hekurin dhe ndikon mirë në sistemin tretës.
(Kosova Sot)