RCCOLA

Kishte plagosur taksistin dhe ishte arratisur nga vendi i ngjarjes

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Policia e Gjilanit ka arritur ta kap Enis Kastratin (1981) i cili dyshohet se më 28 janar 2013 ka plagosur me thikë një taksist dhe kishte ikur nga vendi i ngjarjes.

Enis Kastrati me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje prej 48 orësh tha Ismet Hashani zëdhënës i policisë rajonale në Gjilan.

Mobi Casa

Hashani nuk ka treguar për identitetin e të arrestuarit, por burimet tona mësojnë se fjala është për Enis Kastratin.

Gjithashtu mësohet se jeta e taksistit është jashtë rrezikut ./rajonipress/