Eko Higjiena

Kishnapolja thotë se Lutfi Haziri ka bërë mrekulli pas ndërtimit të tre shtëpive për familjet skamnore

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Bashkëbisedimin me strukturat në terren, Lidhja Demokratike e Kosovës në Gjilan e ka vazhduar në Malësinë e Zhegocit, përkatësisht në fshatrat Kishnapole, Sllakovc i Epërm, Sllakovc i Poshtëm dhe Gadish, si parapërgatitje për zgjedhjet e 22 tetorit.

Në emër të kryetarit të Degës dhe Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, të pranishmëve i janë kandidatët për Asamble Komunale Avdyl Aliu, Shpresa Kurteshi, e Bardhyl Syla, të cilët theksuan se me të gjitha kapacitetet i kanë realizuar premtimet për banorët e këtyre fshatrave.

Ata theksuan se punët e mëdha për këto fshatra do të vazhdojnë edhe në mandatin e ardhshëm qeverisës në krye me kryetarin Lutfi Haziri.

Hidromorava

Ndërsa, në emër të këtyre nëndegëve ka folur Sabri Latifi, kryetar i nëndegës së LDK’së në Kishnapole, i cili tha se kryetari Haziri, me ndërtimin e shtëpive për skamnorët, ka bërë mrekulli.

“Në këtë pjesë kryetari Haziri ka bërë mrekulli sepse tri familje i ka bërë me kulm mbi kokë. Një falënderim të madh për këtë dhe për mbështetjen për bujqit. Për këto vite, familjet tona janë forcuar si rezultat i subvencioneve në bujqësi”, tha Latifi.

Strukturat e LDK’së në Kishnapole, Sllakovc i Epërm, Sllakovc i Poshtëm dhe Gadish kanë dhënë konfirmimin e punës së madhe në terren, duke e mbështetur kryetarin Haziri dhe ekipin e tij në mënyrë që fitorja të arrihet pa balotazh./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.