Fundamenti

Kishnapola, fshati që po modernizohet

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Në kuadër të strategjisë “Zbutja e Varfërisë nëpërmjet Zhvillimit të Qëndrueshëm”, dhe në mbështetje të fuqishme të Caritasit të Luksemburgut si donator, së bashku edhe me Komunën e Gjilanit dhe qeverinë e Kosovës, po realizohet ndërtimi i shkollës së re, derisa po nga ky projekt është rinovuar më herët ambulanca e fshatit.

Shkolla e nisur në fshatin Kishnapole tashmë ka marrë shtat. Ajo po ndërtohet dhe pritet të përfundojë kah gjysma e muajit korrik thonë zyrtarët komunal.

Ky investim i shkollës dhe renovimi i ambulancës e kanë shndërruar fshatin Kishanpole në një fshat modern.

Ndryshe shkolla është investim i përbashkët i Qeverisë së Kosovës – MASHT, Komunës së Gjilanit, dhe Caritasit të Luksemburgut. Realizimi i këtij projekti kap shumën prej mbi 365 mijë euro, ku 211 mijë euro janë ndarë nga MASHT, dhe pjesa tjetër financohet nga Caritasi dhe Komuna.

Në këtë shkollë së shpejti nxënësit e këtij fshati dhe të tjerave përreth, do t’i ndjekin mësimet në kushte moderne dhe të standardeve evropiane.

Fundamenti

Caritasi i Luksemburgut dhe Komuna e Gjilanit më herët e kanë përuruar renovimin detal të Ambulantes së Mjekësisë Familjare në këtë fshat. Realizimi i këtij projekti ka kushtuar mbi 50 mijë euro, me participim 70% të qeverisë së Luksemburgut dhe 30% të Komunës së Gjilanit. Kjo ambulantë është pajisur me aparaturë dhe inventar adekuat për funksionimin normal të saj dhe për dhënien e shërbimeve kualitative.

Qemajl Mustafa, për këto dy projekte thotë donatorët tanë kanë ardhur në Gjilan dhe kanë derdhur djersën e popujve të shteteve të tyre, vetëm për një fakt sepse kanë gjetur gjithnjë gatishmërinë e Komunës, kapacitetet profesionale për të bashkëpunuar dhe për të ndryshuar gjendjen për së miri për qytetarët tanë.

Edhe , Ardian Hasanaj, përfaqësues i Caritasit të Luksemburgut, ka thënë se këto investime në Gjilan kanë ardhur së pari për komunikimin dhe bashkëpunimin shumë të mirë që e kemi me Komunën, kryetarin dhe drejtorët e drejtorive komunale, për çka edhe i ka falënderuar, duke uruar që të vazhdohet edhe më tutje bashkëpunimi me ta. “Për Caritasin me rëndësi nuk është vetëm investimi këtu, por është i rëndësishëm i gjithë procesi” ka thënë Hasanaj.

Ndryshe Caritasi i Luksemburgut dhe Komuna e Gjilanit në vitin 2011, kanë nënshkruar marrëveshje në kuadër të programit për Zhvillimin e Komunitetit përmes strategjisë “Zbutja e Varfërisë nëpërmjet Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Gjenerimit të vendeve të punës”, ku parashihen investime në sektor të ndryshëm si në arsim, shëndetësi, aktivitete për gjenerim të të hyrave, ambient, bujqësi dhe fuqizim të gruas dhe shuma e përgjithshme arrin në 400 mijë euro, por me investimin edhe të MASHT-it në ndërtimin e shkollës ky investim do të rritet në total në 600 mijë euro./rajonipress/