Hidromorava

“Kisha frikë të flisja”, Vesa rrëfen sfidën 3-vjeçare me shëndetin

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Këngëtarja e dashur për publikun, Vesa Luma, ka vendosur të flasë hapur për një temë që ka qenë mjaft e komentuar në rrjetet sociale: ndryshimi i saj fizik dhe rënia nga pesha.

Përmes një postimi të titulluar “Monday Reflections”, Vesa ka sqaruar se pas këtij transformimi nuk qëndron dëshira për t’u dukur bukur, por një sfidë e vërtetë shëndetësore që zgjati për rreth tre vite.

Gjithçka nisi tre vite më parë kur artistja filloi të ndjente shqetësime të pazakonta në trupin e saj, si fryrje të pashpjegueshme dhe mungesë energjie. Ndonëse fillimisht publiku e “gozhdonte” me komente për ndërhyrje estetike si botox apo filler, Vesa rrëfen se e vërteta ishte shumë më e thellë. Pas shumë analizash, ajo zbuloi se vuante nga rezistenca ndaj insulinës, një gjendje që po e çonte trupin e saj drejt diabetit të tipit 2.

FIDANISHTJA

Në përpjekje për të stabilizuar gjendjen, Vesa fillimisht provoi metoda të tjera mjekësore si Metformina, por pa sukses. Kjo e çoi atë drejt vendimit të vështirë për të nisur trajtimin me Ozempic në tetor të vitit të kaluar. Këngëtarja pranon se kishte shumë frikë nga efektet anësore si të përzierat dhe dobësia trupore, por nevoja për të stabilizuar sheqerin në gjak ishte prioriteti i saj kryesor.

Rezultatet ishin të dukshme brenda dy muajsh: shëndeti i saj u stabilizua dhe ajo humbi rreth 7 kilogramë. Megjithatë, Vesa thekson se ky proces ishte i lodhshëm psikologjikisht dhe kërkonte shumë durim. Ajo e mbylli rrëfimin e saj me një këshillë të rëndësishme për të gjithë ndjekësit: çdo trajtim i tillë duhet të bëhet vetëm nën mbikëqyrjen e mjekut profesionist, duke kujtuar se shëndeti duhet të jetë gjithmonë mbi paragjykimet e të tjerëve. /Prive By Liberta Spahiu

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.