RCCOLA

Kirurgut i caktohet një muaj arrest shtëpiak

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Gjykatësi i procedurës paraprake në krimet e rënda Agim Ademi i ka caktuar masën e arrestit shtëpiak prej një muaji kirurgut Ilaz Poroshtica. Avokati mbrojtës Sabit Maliqi tha për rajonipress se Poroshtica nuk ka bërë lëshime profesionale, sepse përgjegjësia në rastin konkret është e personave të tretë.

Kirurgut Ilaz Poroshtica i është caktuar masa e arrestit shtëpiak prej një muaji. Këtë masë ia ka caktuar gjykatësi i procedurës paraprake në krimet e rënda në Gjykatën Themelore të Gjilanit, Agim Ademi.

Avokati mbrojtës Sabit Maliqi tha për rajonipress se kirurgu Ilaz Poroshtica nuk ka bërë lëshime profesionale në rastin konkret. “Sipas vet mjekut shihet se përgjegjësia është e personave të tretë sepse ai e ka kryer punën profesionalisht dhe me përgjegjësi të lartë” tha Maliqi.

Uji Dea

Maliqi tha se Ilaz Poroshtica dyshohet për veprën penale “mjekimi i pandërgjegjshëm”. “Ne do t`i përcjellim hetimet dhe do të ofrojmë edhe dëshmitarë dhe do të dëgjohen edhe palët e dëmtuara. Gjithashtu në këtë rast ne do të kërkojmë edhe ekspertizën profesionale” tha avokati Maliqi.

Maliqi tha se Poroshtica sipas palës së dëmtuar dyshohet se e ka harruar gazën nën lëkurë, gjë që e ka mohuar kategorikisht klienti im./rajonipress/