RCCOLA

Kirby: Nuk prisja aq shumë festë për Ramush Haradinajn

/ 2 minuta lexim

Ambasadori amerikan në Serbi, Michael Kirby ka deklaruar se SHBA-të qe një kohë të gjatë po inkuraojnë autoritetet në Serbi dhe Kosovë që të shkojnë përpara në drejtim pozitiv, në mënyrë që të sigurojnë paqe afatgjatë në rajon, mirëpo asnjërës palë nuk i japin instruksione se cfarë duhet të bëjnë.

“Janë bërë mjaft hapa, menaxhimi i integruar i kufirit është njëri nga këta. Pra, SHBA-të e inkurajojnë këtë, ashtu si edhe BE-ja, sepse mendojnë se kjo është në të mirë të të gjithëve. Nga ana tjetër, askujt nuk i japim instruksione çfarë të bëjnë. I mbështesim bisedimet dhe marrëveshjet e të dy qeverive. Po flas për normalizimin e marrëdhënieve”, ka thënë Kibry në një intervistë për “Danas”.

Uji Dea

I pyetur se pse thotë normalizim, Kirby ka thënë se ‘sepse askush, në fakt, nuk e ka definuar 100 çfarë do të thotë kjo’. “E përdorim këtë term, por mendoj se definomi, se çfarë do të thotë normalizim, do të rrjedh nga bisedimet”, ka thënë ai.

I pyetur për vendimet e Tribunalit të Hagës, Kirby ka thënë se ka qenë pak i befasuar me reagimet pas vendimeve për lirimin e gjeneralëve kroatë dhe Ramush Haradinajt dhe se nuk ka pritur aq shumë festë në Kroaci, Kosovë dhe Shqipëri. (ORAinfo)