UBT

Kinezja Yu Wenxia kurorëzohet “MISS WORLD 2012”

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Mbretëresha e bukurisë botërore për vitin 2012, tashmë ka një emër.

Ajo është 23-vjeçarja Yu Wenxia, konkurrentja që përfaqësonte Kinën në konkursin e bukurisë botërore, e cila ka lënë pas 115 konkurrente të tjera nga mbarë bota, të cilat garuan në Ordos të Mongolisë, raporton noa.al.

“Miss World 2011”, venezueliania Ivian Sarcos i ka dorëzuar kurorën misit të ri gjatë një ceremonie të organizuar në stadiumin e qytetit.

Wenxia ka lindur në Harbin, kryeqyteti i provincës së Heilongjang dhe studion muzikë.

Fundamenti

Në jetën e saj private, përveç karrierës së modelingut ëndërron të bëhet mësuese.

Ajo është kurorëzuar si Miss Kina në 30 korrik të këtij viti, dhe nuk është hera e parë që një vajzë kineze fiton konkursin e bukurisë botërore, pasi edhe në vitin 2007 fituesja ka qenë po nga Kina.

Shqipëria përfaqësohej nga bukuroshja Floriana Garo, e cila mbante fashën “Miss Albania” në eventin më të madh të bukurisë, “Miss World 2012″, që u zhvillua në Ordos të Mongolisë.