United Hospital

Kim Mehmeti: Do të doja ta shihja Albin Kurtin kryeministër të Kosovës

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Publicisti Kim Mehmeti ka dhënë një intervistë për të përditshmen “Dita” të Tiranës. Në këtë gazetë, ai ka folur për zhvillimet e fundit politike që po ndodhin në mbarë hapësirën mbarëshqiptare.

Mehmeti ka vlerësuar se Partia Demokratike e Shqipërisë i ngjan një partie që e sheh Shqipërinë si pronë të vetën partiake, ndërsa ka kritikuar edhe qeverinë e re, duke thënë se Edi Rama rrethohet nga “qelbësira politike” dhe se nga kjo mund të infektohet dhe vetë.

Lidhur me zgjedhjet në Kosovë, ai ka thënë se do të donte që kryeministër të Ksoovës të shihte Albin Kurtin.

Hidromorava

“Pa u hamendur dhe pa hezituar- Albin Kurti është ai që do doja ta drejtonte Kosovën. E kam ndjekur veprimtarinë e tij që kur ishte flokëkaçurrel që e zvarrisnin policët serbë nëpër rrugët e Prishtinës, por i cili kurrë nuk e përdori të kaluarën e tij atdhetare për ta mbuluar veprimtarinë e sotme politike. Ai rrezaton mençuri dhe Kosova tani ka nevojë për një politikan modern si Kurti”, ka shpjeguar Kim Mehmeti.

Ndërsa, lidhur me situatën në Maqedoni, publicisti nga Shkupi thotë se ajo është tejet e rëndë dhe se politika në shtetin e Maqedonisë është e tipit “alla ballkançe” dhe nuk po përparon gjëkundi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.