Mobi Casa

Kim Mehmeti akuzon Ministrinë e Kulturës së Shqipërisë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Publicisi i njohur shqiptar thotë se kjo ministri po e stimulon copëzimin e letërsisë shqiptare dhe se po i frikësohet integrimit kulturor ndërshqiptarë
Shkrimtari dhe publicisti nga Maqedonia, Kim Mehmeti ka kritikuar Ministrinë e Kulturës në Shqipëri për përjashtimin e shkrimtarëve shqiptarë që jetojnë jashtë territorit shtetëror të Shqipërisë, në konkursin për çmimet kombëtare letrare 2012.

Reagimi i tij vjen pasi juria e Ministrisë së Kulturës në Tiranë, ka publikuar listën e veprave të autorëve shqiptarë, të botuara në vitin 2012 vetëm brenda Shqipërisë, e që do konkurrojnë për ‘Pendën e Argjendtë’.

“Ja pra, Ministria që do duhet t’i integrojë vlerat tona kulturore në ato mbarë evropianet, e investon dhe e stimulon copëzimin e letërsisë shqiptare!? Siç duket, shteti amë aq i është përkushtuar ruajtjes së stabilitetit rajonal, sa i frikohet edhe integrimit tonë kulturorë brenda vetvetes” ka thënë Mehmeti në reagimin e tij të publikuar përmes rrjetit social “Facebook”.

United Hospital

Ai ka sqaruar se ky reagim i tij nuk ka dimension personal por ai shpreh habinë dhe indinjatën e tij me këtë trajtim të shtetit amë ndaj botuesve shqiptarë jashtë territorit gjeografik të Shqipërisë.

“Dhe që të duket ky përkushtim i saj proevropian, Tirana zyrtare i sforcon kufijtë mes ‘principatave’ tona kulturore e të cilat, në numër janë aq sa edhe shtetet ku jeton populli ynë! Ka shtuar me cinizëm Mehmeti duke thënë se “Që të dihet se nuk ka dimension personal: le që nuk jam i çmimeve, por në vitin 2012 nuk kam botuar asnjë libër!”./KultPlus.com

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.