Kikirikët zvogëlojnë rrezikun nga shumë sëmundje

Ngrënia e kikirikëve ka një rol të rëndësishëm në shëndetin dhe jetëgjatësinë e njeriut.
Sipas studimeve të ndryshme, mjaftojnë vetëm 10 gramë kikirikë në ditë për të zvogëluar rrezikun e sëmundjeve të frymëmarrjes, diabetit, kancerit dhe sëmundjeve kardiovaskulare.
Efekti i kikirikëve është i barabartë si për femrat, ashtu edhe për meshkujt.
Pjesë e këtij studimi 22-vjeçar ishin 6.000 persona me diabet tip 2, i cili rrit rrezikun e sulmit në zemër, përcjell “Zeri.info”.
Ata duhej të mbanin një dietë të veçantë dhe për katër vjet kanë plotësuar formularët për shëndetin e tyre.
Pas krahasimit të rezultateve që bënë, studiuesit arritën në përfundim se ata që hanin kikirikë ishin më të mbrojtur nga infarkti. /ZËRI/