Fundamenti

Khani: Prokuroria nuk arriti të jap fakte se Limaj ka vjedhur 80 milionë euro

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Avokati i Fatmir Limajt, Karim Khan, në fjalën e tij përfundimtare në rastin e MTPT-së, ka thënë se ky proces ndaj Limajt dhe të tjerëve ka qenë politik.

Ai ka thënë se ky rast ka nisur me titujt në medie se janë vjedhur 80 milionë euro, dhe pastaj me mesazhet e rrejshme.

Mobi Casa

Avokati Khan ka pohuar se Prokuroria nuk ka arritur të vërtetoj ose të ofroj fakte se Fatmir Limaj ka vjedhur 60 centë, le më 60 milionë, apo 80 milionë.

Ai para trupit gjykues ka kritikuar Prokurorinë për mosbashkëpunim në rastin e MTPT-së.