ARKATANA

KGJK-ja, drejt censurës dhe kontrollit të hekurt

/ 9 minuta lexim
FIDANISHTJA

Njohësit e fushës së sistemit të drejtësisë dhe avokatët e kanë vlerësuar të padrejtë dhe të kundërligjshëm vendimin e KGJK-së, i cili ua kufizon lëvizjet avokatëve nëpër gjykata. Madje me këtë lloj vendimi vlerësohet se KGJKja ka po provon të vendosë censurë dhe kontroll të hekurt në gjykatat e shtetit, edhe ashtu të kapura dhe puro-mafioze.

Preteni: Në listën e së keqes ka hetues policorë, prokurorë dhe gjyqtarë të korruptuar, por dominojnë edhe avokatët

“Pa dyshim që në gjykata kanë depërtuar edhe juristë të fortë në aspektin profesional, por numri i tyre është i vogël dhe ndryshimi vjen vetëm nëse ka vetting edhe në Republikën e Kosovës. Pra, vettingu duhet të përfshijë të gjithë, KGJK-në dhe të gjitha nivelet e gjykatave dhe prokurorive, duke u bërë vlerësimi i performancës, vlerësimi i prejardhjes së pasurisë dhe vlerësimi i figurës, me ndihmën e ekspertëve nga BE-ja, në mënyrë të veçantë nga Gjermania, Britania e Madhe, Franca dhe SHBA-ja”, thotë avokati Skënder Musa për gazetën “Kosova Sot”.

Njohësit e fushës së sistemit të drejtësisë dhe avokatët e kanë vlerësuar të padrejtë dhe të kundërligjshëm vendimin e KGJK-së, i cili ua kufizon lëvizjet avokatëve nëpër gjykata. Madje me këtë lloj vendimi vlerësohet se KGJKja ka po provon të vendosë censurë dhe kontroll të hekurt në gjykatat e shtetit, edhe ashtu të kapura dhe puro-mafioze.

Për ta kundërshtuar këtë vendim të padrejtë, Oda e Avokatëve të Kosovës ka paralajmëruar bojkot të përgjithshëm, shkaku i këtij rekomandimi që Këshilli Gjyqësor u ka bërë gjykatave. Sipas avokatit Skënder Musa, rekomandimi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës është në kundërshtim me Protokollin e OKB-së për avokatë, i cili u garanton avokatëve qasje në të gjitha organet e ndjekjes dhe në të gjitha organet e drejtësisë.

“Ky rekomandim është në kundërshtim me Kushtetutën e RKS-së dhe me të gjitha ligjet e vendit, sepse avokatia është kategori kushtetuese dhe mbron liritë dhe të drejtat e qytetarëve nga arbitrariteti i organeve shtetërore. Me këtë rekomandim Këshilli Gjyqësor është përpjekur për t’i mbuluar dobësitë e veta dhe të gjykatave. Nuk janë fajtor avokatët për dobësitë në sistemin e drejtësisë, por fajtor është pikërisht Këshilli Gjyqësor i Kosovës, i cili përmes nepotizmit ka instaluar njerëz të dëgjueshëm e joprofesionalë në institucione dhe pikërisht kjo formë e menaxhimit zhvillon korrupsion dhe padrejtësi”, theksoi avokati Musa për “Kosova Sot”.

Sipas tij, nëpër gjykatat e të gjitha niveleve në vend ka edhe profesionistë dhe njerëz të ndershëm që kanë arritur të depërtojnë aty, por atyre u pamundësohet veprimi, nuk kanë hapësirë për ta dëshmuar profesionalizimin dhe pavarësinë e tyre nga politika.”Pa dyshim që në gjykata kanë depërtuar edhe juristë të fortë në aspektin profesional, por numri i tyre është i vogël dhe ndryshimi vjen vetëm nëse ka vetting edhe në Republikën e Kosovës. Pra, vetting-u duhet të përfshijë të gjithë duke filluar nga KGJKja dhe të gjitha nivelet e gjykatave dhe prokurorive duke u bërë vlerësimi i performancës, vlerësimi i prejardhjes së pasurisë, dhe vlerësimi i figurës, dhe kjo me ndihmën e eksperteve nga BE, e në mënyrë të veçantë nga Gjermania, Britania e Madhe, Franca dhe SHBA-ja, theksoi avokati Skënder Musa për “Kosova Sot”.

Ai mendon se qëndrimi kundërshtues i Odës së Avokatëve ndaj këtij rekomandimi të kundërligjshëm të KGJK-së është plotësisht i drejtë dhe duhet të vazhdohet me të. “ODA e Avokatëve ka vepruar drejt me vendimin e saj që nga data 9.01.2019 për bojkot masiv të të gjitha institucioneve të drejtësisë. Ky bojkot do të respektohet nga të gjithë avokatët e Kosovës. Mirëpo ajo që dua të theksoj në këtë rast se KGJK-ja duhet të heqë nga agjenda për të bërë presion në avokati, sepse ne jemi të vendosur që të mbrojmë qytetarët e Republikës së Kosovës para çdo organi që shkel të drejtat e tyre, e sidomos para gjykatës, të cilat janë të obliguara që të jenë të paanshme dhe të pavarura në ushtrimin e funksionit të tyre. Oda e Avokatëve të Kosovës nuk duhet të ndalet vetëm me këtë bojkot, por duhet të ndërmarrë edhe masa tjera duke kërkuar ndihmë edhe nga institucionet e tjera ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave kushtetuese të avokatëve të Kosovës”, ka potencuar avokat Skënder Musa. Sipas tij, qëllimi është që me këtë kufizim për avokatët të degradohet tërësisht dhe të humbet besimi qytetar edhe në këtë segment të ndërtuar me mjaft sfida dhe vështirësi.

Burjani: Vendimi duhet të rishikohet

Sipas profesorit të së drejtës, Blerim Burjani, ndonëse në shikim të parë mund të duket qëllimmirë, ky vendim gjithsesi duhet të rishikohet dhe analizohet për të mos lejuar abuzimin me të në dëm të klientëve.”Nxjerrja e vendimit të tillë është bërë me vendim që pa ftesë avokatët nuk duhet të frekuentojnë brenda apo lëvizin në cilësinë e avokatit, si në cilësinë e personit fizik, gjë që nuk mund të ndalet. Duhet analizuar më hollësisht këtë vendim të KGJK-së për të parë se cilat janë arsyet e nxjerrjes së këtij vendimi në këtë formë, ka a po mund të ketë shumë arsye pse ka ndodhur ky vendim, për shkak edhe të biznesit që bëjnë avokatët dhe mundësitë e ndaljes së keqpërdorimit të cilësisë që kanë.

Eco Higjiena

Pra, mund të ketë shumë arsye apo motive që e kanë shty deri në këtë vendim KGJK-në, prandaj ky institucion duhet të japë edhe arsyet që ka pas për një vendim të tillë, mos të ketë keqkuptim as keqpërdorim”, theksoi analisti Blerim Burjani për “Kosova Sot”. Pavarësisht përpjekjeve për të marrë edhe anën tjetër, KGJK-në, gjatë ditës së djeshme nuk kanë kthyer përgjigje në pyetjet e gazetës.

Preteni: Gjyqësori është në kolaps, pjesë e pakontestuar e dështimit janë edhe avokatët

Sipas analistit të fushës së drejtësisë, Hasan Preteni, për një kohë të gjatë edhe avokatët ishin pjesë e trekëndëshit famëkeq të lidhjeve të Gjyqësisë, prokurorisë e politikës, prandaj tani është koha që lidhur me këtë që po ndodh të flasin vetë avokatët për të mos mbetur edhe ata pjesë e krimit të organizuar në bashkëjetesën me drejtësinë e inkriminuar, e cila po vjen koha që të pastrohet.”Oda e Avokatëve duhet të flasë! Kishte qenë shumë mirë që të flasin avokatët, sepse mafia e pastron mafinë. Avokatët ishin pjesë e mafisë, pjesë e krimit të organizuar, pjesë e dështimit të gjyqësorit! KGjK-ja tani nxjerr vendime për avokatët, politika nxjerr vendime për prokurorë e gjyqtarë… e çka i thonë kësaj?

Krim i organizuar, askush askënd nuk e dëgjon e as nuk e kontrollon. Flisni avokatë. Çka po ndodh me ju e duke treguar se çka po ndodh me ju ndoshta do të kuptojmë se çka po ndodh me shtetin. Avokatë asnjëri prej jush nuk paguhet sipas normativit juridik, asnjëri prej jush nuk është dëshmuar për etikë dhe integritet. Nuk dalloheni prej prokurorëve dhe gjyqtarëve por tani, flisni! Gjyqësori është në kolaps, pjesë e pakontestuar e dështimit janë edhe avokatët. Flisni pse ju prish foleja dhe interesi. Nuk jeni as patriot e as profesionist… ju jeni mercenarë. Në Kroaci kur filloi së funksionuar shteti, u burgosën prokurorët dhe gjyqtarët, por më së shumti i burgosën avokatët rreth 150 prej tyre.

Kemi problem me prokurorë dhe gjyqtarë, por më së shumti kemi problem me avokatët. Shikoni pasurinë e tyre. Avokatët janë më të pasur se prokurorët, se gjyqtarët se politikanët dhe se biznesmenët. Janë bërë edhe analistë, një paralajmërim i kontaktit paguhet deri në 150 euro. Kosova ka shumë probleme, sundimi i ligjit me vend të parë. Hetues policorë, prokurorë dhe gjyqtarë të korruptuar, por në listën e së keqes pa konkurrencë dominojnë edhe avokatët”, theksoi për gazetën “Kosova Sot” analisti Hasan Preteni.

Musa: Sistemi i drejtë duhet të reformohet dhe të pastrohet substancialisht

“Pa dyshim që me këtë kufizim kundërligjor ka përpjekje për të degraduar profesionin e avokatit, i cili profesion në BE dhe në SHBA ka reputacion dhe respekt të jashtëzakonshëm. Cenimi i ushtrimit të profesionit të avokatit ndodh vetëm në vende jodemokratike, sidomos në vendet e dala nga komunizmi. ODA e Avokatëve të Kosovës duhet t’i radikalizojë kërkesat e saj dhe të dalë në mbrojtje të vlerave fundamentale të drejtësisë dhe të kërkojë që të ndërpritet praktika e ndërhyrjeve politike në drejtësi, të ndërpritet praktika e presioneve në avokatë dhe qytetarë që përballen me organet e drejtësisë dhe unë besoj që nëse kemi mobilizim serioz kjo masë dhe masat tjera kundërligjore do të hiqen”, theksoi Skënder Musa.

Përndryshe ai thotë se sistemi i drejtësisë, i cili po dështon për gjithë këto vite, mund të ringjallet dhe të jetë sistem i drejtë vetëm nëse reformohet dhe pastrohet substancialisht, e kjo mund të ndodhë vetëm me VETTING.”Çdo ditë po shihet se nuk mundë të ketë sistem të drejtësisë pa reforma rrënjësore të tipit të vetting-ut dhe të gjitha tjerat janë për konsum ditor politik”, theksoi avokati Skënder Musa për “Kosova Sot”.

(Kosova Sot)