Fundamenti

KGJK cakton Afrim Shalën ushtrues detyre të Kryetarit të Gjykatës së Apelit dhe shpall konkurs për gjykatës të rinj

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) ka caktuar gjykatësin Afrim Shala në pozitën e ushtruesit të detyrës së kryetarit të Gjykatës së Apelit, pozitë të cilën do ta mbajë deri në zgjedhjen e kryetarit të ri të kësaj gjykate.

Kjo pasi, kryetarit të deritanishëm të Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, i përfundon mandati në fillim të muajit gusht.

Po ashtu, KGJK mori vendim që të shpallen 11 pozita të lira për gjykatës në Gjykatën e Apelit dhe dy të tjera në Gjykatën Supreme.

Sipas anëtarëve të KGJK-së, plotësimi i vendeve të lira për këto pozita është posaçërisht i rëndësishëm në fushën civile.

FIDANISHTJA

KGJK-ja ka miratuar edhe kërkesën e Kryetares së Gjykatës Themelore në Prishtinë, Albina Shabani-Rama, që në pozitën e nënkryetarit të kësaj gjykate të caktohet gjykatësi Dren Rogova.

Me qëllim të rritjes së transparencës, KGJK po ashtu vendosi që të udhëzoj Komisionin për Çështje Normative që të bëj ndryshimet e nevojshme të Udhëzimit Administrativ nr.04/2019, për publikimin e aktgjykimeve të përpunuara, me qëllim të publikimit të aktvendimeve të Gjykatës Supreme dhe të Gjykatës së Apelit, e po ashtu edhe publikimin e aktvendimeve të Gjykatave Themelore me të cilat vendoset në mënyrë meritore.

Gjatë kësaj mbledhje, kryesuesi i ri i KGJK-së, Albert Zogaj ka kërkuar të lirohet nga përgjegjësitë në grupet punuese të KGJK-së në të cilat kishte qenë anëtar dhe po ashtu propozoi anëtarët e rinj të cilët do të zëvendësojnë anëtarët që e kanë përfunduar mandatin.

Gjithashtu, me vendimin e Këshillit u caktua që konkursi i anuluar për bashkëpunëtor profesional të mos shpallet deri pas miratimit të rregullores së re për rekrutimin e bashkëpunëtorëve profesional. /Betimiperdrejtesi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.