FITORJA

KFOR’i turk shpërndan dhurata për fëmijët e mbrojtur në Gjilan

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – KFOR’i turk në Gjilan ka shpërndarë të hënën dhurata për fëmijët e mbrojtur, në vigjilje të festës së Kurban Bajramit.

Në ceremoninë e shpërndarjes, ka marrë pjesë kontingjenti turk në krye me kolonelin Behlul Behlul, sikurse edhe i pari i Gjilanit, Lutfi Haziri.

Kryetari Haziri e ka falënderuar KFOR’in dhe popullin turk për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Gjilanit, në shumë fusha.

Mobi Casa

“Në vigjilje të festave të Bajramit, armata turke tradicionalisht shpërndan dhurata për fëmijët e komunës së Gjilanit. Ne sot e kemi zgjedhur kategorinë e mbrojtur, të cilët i kemi mbështetur gjatë kohës së pandemisë, ndërkaq për këtë festë të Kurban Bajramit, i kemi përzgjedhur për t’i gëzuar me dhurata”, tha Haziri.

“I falënderoj për mbështetjen e tyre edhe si armatë, politikë e diplomaci. TIKA dhe Ambasada turke janë partner të mëdhenj zhvillimor në komunën e Gjilanit, ndërkaq ushtria është ajo që e mirëmban paqen me mandat të NATO. Ndërkohë, Komuna e Bursas dhe qyteti i vjetër Yildirim, janë partnerë tanë, e ndihmon në vazhdimësi arsimin, kulturën dhe zhvillimin lokal ekonomik”, ka shtuar Haziri./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.