FITORJA

KFOR përforcohet me 350 ushtarë nga Brigada e 65-të turke

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Trupat turke nga Forcat Rezervë Operacionale të KFOR-it kanë përfunduar dislokimin e tyre në misionin e udhëhequr nga NATO, KFOR.

Këto trupa do të zëvendësojnë njësitë italiane që po largohen nga misioni.

“Rreth 350 ushtarë nga Brigada e 65-të e këmbësorisë së mekanizuar turke do të kryejnë një sërë aktivitetesh së bashku me trupat e tjera të KFOR-it dhe do të jenë të gatshëm për të reaguar ndaj çdo zhvillimi të rëndësishëm në situatën e sigurisë”, thuhet në njoftim.

Mobi Casa

KFOR është i pajisur mirë dhe pozicionuar për të parandaluar çdo rrezik të mundshëm për përshkallëzim dhe për të përballuar çdo skenar të sigurisë, në përputhje me mandatin e tij të gjatë të Kombeve të Bashkuara.

KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, duke kontribuar për një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe duke garantuar lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

KFOR bashkëpunon ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në përputhje me rolet e tyre përkatëse si garantues të sigurisë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.