Fundamenti

KFOR-i turk qëndroi në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Ekipi Monitorues i Mbikëqyrjes ( LMT ) i KFOR-it-turk ka qëndruar në Universitetin “Kadri Zeka”, ku është pritur nga drejtues të këtij institucioni. Në këtë takim Prorektori i Universitetit të Gjilanit “Kadri Zeka”, Xhevdet Thaçi i ka informuar përfaqësuesit e KFOR-it turk për organizimin, punën dhe funksionimin e universitetit.

Ndërkohë ka njoftuar lejtnat Ozgur Yildirim, – komandant i Ekipit Monitorues i Mbikëqyrjes ( LMT ) në KFOR-in turk për Rajonin e Gjilanit, se Universiteti “Kadri Zeka”, që nga themelimi tij e deri më tani përpos marrëveshjeve tjera, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me dy Universitete të Turqisë , atë të Trakyas dhe të Nigdes dhe me Universitetin e Gjirokastrës dhe atë të Korçës.

Uji Dea

Prorektori Thaçi ka thënë se si universitet jemi të hapur edhe për bashkëpunime të tjera në fusha të ndryshme. Lejtnant Ozgur Yildirim – komandant i Ekipit Monitorues i Mbikëqyrjes ( LMT ) i KFOR-it turk për Rajonin e Gjilanit ka shpreh interesim për organizimin e një ligjërate nga ana e KFOR-it Turk për studentët e Universitetit “Kadri Zeka”.

Thaçi është shprehur i gatshëm të kenë organizime të tilla, gjithnjë kur është në pyetje interesi i studentëve./rajonipress/