Eko Higjiena

KFOR-i turk ndihmon QKMF-në në Gjilan

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Gjilan – Në QKMF-në e Gjilanit KFOR-i turk në Kosovë gjatë këtij vikendi me aktivitetin e tyre human, ka kryer syneti falas për më se 25 fëmijë të komunës së Gjilanit të familjeve me gjendje të vështirë sociale.

Xhemajl Salihu, drejtor për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, ka thënë se edhe komuniteti turk në Gjilan, ka merita të veçanta për ndërtimin e këtij relacioni të mirë me KFOR-in, i cili këtu po kryen shërbime të synetisë tash e disa vite, duke i lehtësuar familjet nevojtare.

QKMF-ja në bashkëpunimi me Batalionin turk të KFOR-it në Kosovë edhe viteve të mëparshme ka kryer syneti të fëmijëve nga familjet me gjendje të vështirë sociale, e që është një ndihmë jashtëzakonisht e mirëseardhur ka përfunduar ai.

Fundamenti

Ndërsa Zëvendësdrejtori i QKMF- së dr. Lauras Idrizi, ka thënë se si institucion shëndetësor në bashkëpunim me mjekët e kontingjentit turk të KFOR-it në Prizren, kanë organizuar ceremoninë e synetisë për 25 fëmijë të familjeve me gjendje të vështirë sociale, tha Idrizi.

Përzgjedhja e fëmijëve për syneti, që tashmë është bërë traditë me KFOR-in turk, është bërë në bashkëpunim me Qendrën për Punë Sociale dhe komunitetin ku janë identifikuar rastet sociale.

Paqeruajtësit turq në Kosovë iu kanë siguruar fëmijëve të përzgjedhur, edhe rroba të veçanta për ceremoni të këtilla, si dhe dhurata tjera./rajonipress/