ARKATANA

KFOR-i për stërvitjet e ushtarëve serbë në kufi me Kosovën: Nuk përbën kërcënim, ishte e planifikuar

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjatë ditës së mërkurë, qytetarë nga disa fshatra të Gjilanit shprehën shqetësimin se ushtarë serbë po kryenin stërvitje në afërsi të kufirit me Kosovën.

Lidhur me këtë, Telegrafi ka pyetur KFOR-in.

Në një përgjigje me shkrim, KFOR-i bëri të ditur se aktiviteti i Forcave të Armatosura Serbe ishte një stërvitje e planifikuar, që përfshinte parashutistë të vendosur nga një helikopter në fshatin Muhovc.

Sipas tyre ky aktivitet u zhvillua brenda territorit serb dhe nuk përbën kërcënim për sigurinë ose stabilitetin në rajon.

Uji Dea

“Misioni KFOR i udhëhequr nga NATO vazhdon të monitorojë nga afër situatën përgjatë Vijës Kufitare Administrative dhe në të gjithë Kosovën, duke mbajtur komunikim të vazhdueshëm dhe koordinim efektiv me autoritetet lokale të sigurisë dhe Shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura Serbe”, theksohet në përgjigjen e KFOR-it.

Më herët, kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, ka thënë se stërvitjet ushtarake të zhvilluara pranë kufirit me Republikën e Kosovës, në afërsi të Gjilanit, janë shqetësuese dhe provokuese për qytetarët.

Në një reagim në Facebook ai ka thënë se prania e forcave ushtarake, mjeteve ajrore dhe aktiviteteve të tilla në zona të banuara krijon ndjenjë pasigurie dhe tensioni të panevojshëm, duke ndikuar drejtpërdrejt në jetën e përditshme të qytetarëve.

“Si Kryetar i Komunës së Gjilanit, shpreh shqetësimin tim të thellë për këto zhvillime dhe kërkoj nga institucionet përkatëse vendore dhe ndërkombëtare që të monitorojnë situatën me kujdes dhe të ndërmarrin veprime konkrete për garantimin e sigurisë dhe stabilitetit në rajon”, ka shkruar Hyseni në Facebook./Telegrafi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.