RCCOLA

KFOR-i konfirmon një ushtar të plagosur

/ 4 minuta lexim
Hidromorava

E plotësuar – Vazhdojnë tensionet në veri. KFOR-i është i vendosur t’i heqë barrikadat. Në afërsi të tyre është grumbulluar një numër i serbëve. Deri tani një ushtar i KFOR-it është i plagosur, ndërsa mediat serbe raportojnë edhe për qytetarë të lënduar.

KFOR-i ka konfirmuar se një paqeruajtës është plagosur sot gjatë operacionit për heqjen e njërës nga barrikadat në veri.

“Ushtari i plagosur tashmë është evakuuar dhe gjendja e tij është stabile. KFOR-i e dënon këtë akt të dhunës. KFOR-i gjithmonë udhëhiqet nga parimi i përdorimit të forcës minimale në operacione. Sidoqoftë. KFOR-i do të përgjigjet në mënyrë adekuate nëse është e nevojshme. KFOR-i nuk do të lejoj
eskalimin e situatës”, ka thënë për KosovaTimes.net Uwe Novicki, zëdhënës i KFOR-it.

Sipas medieve serbe, gjatë përleshjeve në barrikada në rudare, janë lënduar së paku tre persona. /Telegrafi/

E plotësuar – Janë bllokuar rrugët që nga Zveçani shpijnë në fshatin Rudar, në barrikadën e betonin në vendin “Dudin Kërsh”. Ka të lënduar. KFOR-i nuk lejon kalimin e automjeteve e as këmbësorëve.

Sipas TV Most, tre vetë janë në sallën operative. Fjala është për plagosje nga plumbat e gomës. Sidoqoftë, nuk ka konfirmime zyrtare për këtë.

Ekipet e emergjencës dhe vendorët po u ofrojnë serbëve ndihmë në Rudar, pas lëndimeve që janë pasuar nga përdorimi i gazit lotsjellës. Në vendin e ngjarjes dëgjohen të shtëna rafalësh, ndërsa vërehen edhe helikopterët e KFOR-it.

Janë bllokuar të gjitha rrugët që çojnë nga Zveçani në fshatin Rudar, te barrikada e betonuar në vendin “Dudin Kërsh”. Ushtarët e KFOR-it në urën e Ibrit, e cila nga Zveçani çon në Rudar, kanë vendosur tela gjemborë për çka nuk mund të kalojnë as këmbësorët e as makinat.

Makineria e blinduar KFOR-i që në mëngjes largon barrikadat e betonuar në urën e Rudarit. Largimit i ka paraprirë përdorimi i gazit lotsjellës. Ndërsa, TV Most raporton se janë përdorë edhe plumbat e gomës dhe armët luftarake.

Uji Dea

Në Zveçan dhe në veri të Mitrovicës janë dëgjuar sirenat, që ishte shenjë për mbledhjen e shumë qytetarëve drejtë Rudarit. Te “Dudin Kërshi” janë mbledhur shumë ushtarë të KFOR-it dhe qytetarë serbë.

Në njoftimin e KFOR-it, thuhet se kanë ka filluar që në mëngjes një operacion për eliminimin e barrikadave, me qëllim të realizimit të lirisë së qarkullimit.

“Nga ora 08:40 KFOR-i kryen operacionin e heqjes së barrikadave në rrethinën e vendit Rudar. Ky aktivitet synon të stimulojë lëvizjen e lirë jo vetëm për KFOR-in, por edhe organizatat ndërkombëtare dhe të gjithë qytetarët e Kosovës”, thuhet në deklaratën e KFOR-it.

KFOR-i ka vendosur pika kontrolli për shkaqe të sigurisë, thuhet më tutje në deklaratë, për të shtuar se bëhet fjalë për masat që lidhen me heqjen e barrikadave dhe se ato do të jenë të përkohshme.

Deri tani, sipas deklaratës së KFOR-it, nuk ka informata për incidente.

Në Zveçan janë dy barrikada. Një është e vendosur në Rudar, ndërsa tjetra në “Dudin Kërsh”. Gjithsesi, prej mëngjesit pengohet edhe veprimi i operatorëve të telefonisë serbe, kështu që edhe mediat serbe kanë probleme të arrijnë deri tek informatat.

I ashtuquajturi sekretar për Kosovën, Oliver Ivanovic, ka thënë se KFOR-i ka bërë “një lëvizje shumë të rrezikshme”, në përpjekjen për të hequr barrikadën në Rudar.

“Unë nuk e di se cilat janë motivet për këtë. Mua më duket se Prishtina dhe KFOR-i po e përdorin vakuumin institucional në Serbi që ta ndryshojnë gjendjen në terren. KFOR-i ka nisur menjëherë të përdorë plumba gome dhe gaz lotsjellës, prandaj kam frikë se kjo do të jetë një ditë e gjatë”, ka thënë ai për Beta, i cili “frikohet se konfliktet mund të jenë më të mëdha”. /Telegrafi/