UBT

KFOR-i, i përkushtuar për ambient të qetë

/ 4 minuta lexim
ARKATANA

Komandanti i Brigadës 158 Mbështetëse të trupave amerikane në Kosovë, koloneli Jeffrey Liethen, të shtunën ia ka dorëzuar solemnisht komandën, kolonelit Waymon Storey, komandant i Brigadës 218 Mbështetëse, në kuadër të rrotacionit të rregullt të trupave në Dërgaten Shumëkombëshe të Lindjes, të zhvilluar në kampin më të madh të forcave të KFOR-it, Bondstill.

Me këtë rast është thënë se misioni i KFOR-it në Kosovë do të jetë përkushtimi për një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë.

Komandanti i trupave të KFOR-it në Kosovë, gjeneralmajori Volker Halbauer, ka falënderuar pjesëtarët e trupave amerikane në largim për kontributi e dhënë në këtë mision, ndërsa ka thënë se pret edhe nga pasardhësit e tyre të njëjtin përkushtim.

“Gratë dhe burrat që i shërbyen këtij misioni kanë bërë një punë të madhe dhe meritojnë mirënjohjen time. Dërgata Ushtarake e Lindjes duhet të jetë gjithherë e përgatitur për t’iu përgjigjur sigurisë dhe qetësisë në vend. Dhe padyshim që kjo është një punë, mision shumë i rëndësishëm dhe besoj se ekipi i ri do ta vazhdoj përpara këtë mision”, theksoi gjenerali Halbauer.

Komandanti në largim i Grupit Luftarak Shumëkombësh-Lindje, koloneli Liethen, e ka vlerësuar misionin e trupave të tij si shumë të suksesshëm, ndërsa ka thënë se pasardhësi i tij vjen me një forcë që është e përgatitur shumë mirë për këtë mision.

Edhe komandanti i ri i kësaj force, koloneli Storey, ka thënë se forca e tij është e përgatitur mirë për këtë mision, raporton Express.
“Kjo forcë është e përgatitur mirë, është edukuar dhe ka pajisjet e duhura. Vijmë këtu me energji të lartë për të bërë gjëra të mrekullueshme, për të vendosur dhe ndërtuar relacione të mira pozitive me të gjithë”, ka thënë kolonel Storey.

Uji Dea

Komandanti i KFOR-it, gjenerali Halbauer, duke u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, ka thënë se misioni i tij përbëhet prej shumë detyrave, ndërsa ka shpjeguar se nuk sheh mundësinë e rritjes së numrit të trupave të tij, e as të FSK-së për një kohë të caktuar.

“Ajo që do të kemi do të jetë ndërrimi i trupave gjatë javëve të ardhshme. Ne do t’i zëvendësojmë batalionet ekzistuese, ato italiane, me një batalion gjermano-austriak dhe ai do të jetë i vendosur në Kosovë deri në fund të vitit”, ka theksuar Halbauer.

Barrikadën e vendosur në urën e lumit Ibër, edhe përkundër pengesave në lëvizjen e lirë, komandanti Halbauer e sheh si një shenjë politike.
“Unë doja të shihja vullnetin politik të autoriteteve politike që të marrin vendimin e duhur për pjesën e veriut. KFOR-i është i gatshëm për t’i shërbyer lirisë së lëvizjes edhe në veri”, ka pohuar komandanti i KFOR-it, Volker Halbauer, për të shtuar se misioni i KFOR-it është që të kontribuoj edhe në zhvillimin e FSK-së.

“FSK-ja do të ketë sukses që të bëhet një forcë e sigurisë dhe të kryejë shërbimet që janë paraparë për të. FSK-ja është në rrugën e duhur për t’u bërë e mjaftueshme për Kosovën dhe KFOR-i do t’i jep mbështetje.

I pyetur lidhur me atë se pse trupat amerikane nuk janë të vendosura në pjesën veriore të Kosovës, gjë që është edhe kërkesë e popullatës lokale, komandanti i Dërgatës Luftarake Shumëkombëshe-Lindje, koloneli Storey, ka thënë se ai dhe trupa e tij janë nën komandën e KFOR-it dhe çfarëdo lëvizje e trupave të tij do të bëhet sipas kërkesës së komandës së KFOR-it.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.