GRANDEMALL

KFOR: FSK-ja, profesionale dhe multietnike

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Në kohën kur po zhvillohet debati lidhur me transformimin e mundshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri të Kosovës, drejtues të KFOR-it e kanë vlerësuar lart profesionalizmin e FSK-së në kryerjen e detyrave të tyre, shkruan sot Gazeta ‘Zëri’.

Megjithatë, zyrtarë të KFOR-it thonë se një transformim i tillë nuk është në kompetencë të tyre.

Mobi Casa

“Transformimi në një ushtri nuk i takon KFOR-it, por KFOR-i mbështet sigurinë e Kosovës brenda mandatit të saj aktual, duke bashkëpunuar me FSK-në në drejtim të trajnimit të përbashkët. FSK-ja është një forcë profesionale dhe multietnike, që ka treguar aftësi të mëdha në kryerjen e detyrave të tyre aktuale. Progresi i arritur nga FSK-ja është një shembull i qartë i NATO-s, që ofron mbështetje për ndërtimin e kapaciteteve”, ka thënë për “Zërin” zëdhënësi i KFOR-it Vincenzo Grassos.

Megjithatë, sipas tij, KFOR-i vazhdon ta ndjekë nga afër debatin mbi të ardhmen e FSK-së, por struktura, mandati dhe misioni i FSK-së janë çështje e institucioneve lokale në përputhje me Kushtetutën dhe me procedurat e tyre.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.