UBT

KF “Zhegra” kërkon ndihmën e institucioneve komunale

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Gjilan – Fatgëzim Ajvazi kapiten i skuadrës KF”Zhegra” thotë se ky ekip edhe pse ka rezultate inkurajuese nuk po përkrahet sa duhet nga institucionet komunale. KF”Zhegra” megjithatë gjen përkrahje nga donatorë lokal dhe njerëz vullnetmir thotë Ajvazi.

KF “Zhegra” edhe pse ekip i ri megjithatë ka shënuar dhe po shënon rezultate inkurajuese.

Fatgezim Ajvazi kapiten i këtij ekipi thotë për rajonipress se përkundër vështirësive të shumta që kanë për të funksionuar Klubi KF “Zhegra” megjithatë ka arritur të sfidojë këto kriza financiare.

Uji Dea

Ajvazi thotë se KF “Zhegra” deri tashti është përkrahur vetëm nga njerëzit vullnetmir dhe dashamirët e sportit zhegran. “Kërkojmë nga institucionet komunale e sportive që ta përkrahin këtë klub i cili është premtues. Zhegra në përgjithësi është lënë në harresë kurse nga kryetari i Komunës kërkojmë që të na ndihmojë në konsolidimin e këtij ekipi i cili rreth vetës ka emra të njohur” tha Azemi.

Azemi u është falënderues donatorëve Restorant “Katana”me pronar Elbasan Hyseni, “Endi Market” dhe Muhamet Hajrullahun. /rajonipress/