Uji Dea

KF “Vllaznia” e Pozharanit synon ligën e parë të Kosovës

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Pozharan – KF “Vllaznia” e Pozharanit është ekipi më i vjetër sportiv në komunën e Vitisë që sivjet shënon 40 vjetorin e themelimit. Vllaznia për shumë vite ka bërë gara në Ligën e dytë të Kosovës duke tentuar që të garon në rangë më të lartë të garave, por edhe pse vitin e kaluar ishte shumë afër për t’ia arrit këtij qëllimi nuk arriti ngase në ndeshjen e barazhit humbi nga “Ramiz Sadiku”.

Por kjo nuk i ka demoralizuar aspak pozharanasit ngase tani janë lider i Ligës së dytë të Kosovës dhe në klub janë të bindur se sivjet do t’ia arrijnë qëllimit të shumëpritur. Këtë e dëshmon edhe mobilizimi dhe serioziteti në punë në këtë skuadër e cila mëton që edicionin e ardhshëm të garave të luajnë në Ligën e Parë.

Trajneri Skender Hoxha, të cilit i ndihmon Elmaz Halimi, si dhe kryetari i klubit Elbasan Alidema, duan që shpejtë ta harrojnë kategorinë e dytë, ku janë lider të stinorit , dhe njëzëri thonë se presin që sivjet definitivisht më në fund do të kthehen në Ligën e Parë , gjë që e meritojnë.

Trajneri Skender Hoxha i cili ka marrë “timonin” e Vllaznisë para rreth një muaji thotë se stërvitjet kanë filluar më 1 shkurt , ku të gjitha përgatitjet , ato fizike dhe taktike, po zhvillohen varësisht prej kohës , në ambiente të mbyllura ose në stadiumin e fshatit. Në dispozicionin i kam rreth 26 lojtarë , të përgatitur mirë, në çdo element të lojës së futbollit.

Mobi Casa

Disiplina dhe vijimi dhe angazhimi i lojtarëve është i kënaqur”, shprehet trajneri S.Hoxha.

Sipas tij skuadra është përforcuar me pesë lojtarë të rinj mjaft cilësor e përforcimet janë nga KLF Vitia Buran Beqiri, Feriz Frangu ,Ilir Halimi si dhe me lojtarin e spikatur Burim Terziu.

E pjesa e tjetër e lojtarëve janë forcat vetjake , nga kategoritë e juniorëve dhe kadetëve , ashtu që cilësia dhe fondi i lojtarëve nuk po më brengos, thotë Hoxha .

Vllaznia ka zhvilluar dy lojë kontrolluese , prej të cilave ka mposhtur Dritën e Gjilanit/ juniorët/ me rezultat 2:0 si dhe galaksinë e Gjilanit me rezultat 2:1 ka njoftuar bashkëpunëtori jonë Aziz Zuka/rajonipress/