Uji Dea

KF Gjilani shndërrohet në Shoqëri Aksionare

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Në Kuvendin e Punës, 31 delegatë pjesëmarrës kanë votuar për këtë formë të re të organizimit, kurse u zgjodh edhe Grupi Organizativ – Menaxhues.

Delegatët e KF Gjilani janë mbledhur në një Kuvend Pune këtë fundjavë dhe me vota unanime kanë marrë vendim që KF Gjilani të shndërrohet në Shoqëri Aksionare. Pasi është folur për baticat e zbaticat që i kishte klubi që nga themelimi e këtej, delegatët ishin të njëzëri se në mënyrën siç është tashti nuk vazhdohet, andaj e vetmja zgjidhje ishte parë në shndërrimin në shoqëri aksionare.

Delegatët kanë votuar dy dokumente me rëndësi, vendimin për parimet themelore të shndërrimit në shoqëri aksionare dhe vendimin për përcaktimin e Grupit Koordinues – Menaxhues.

Blerim Sermaxhaj, që ka marrë fjalën, ka thënë se Gjilani po kalon nëpër ditë të vështira, lojtarët po luajnë pa të holla e pa paga e kështu nuk mund të vazhdohet, andaj ai kërkoi që të miratohet shndërrimi në shoqëri aksionare. Edhe Sallah Sherifi, kryetrajner, tha se klubi është në gjendje të vështirë dhe se ai po mbahet gjallë vetëm falë donatorëve, punës vullnetare të lojtarëve dhe të shtabit teknik, andaj siç tha ai duhet ndërruar diçka.

RCCOLA

Sipas tij, që nga viti 2004 gjendje është më e vështirë, me rënie e kthim në Superligë e tashti kërkohet riorganizim si në aspektin organizativ, ashtu edhe në atë profesional.

Murat Hoxha i ftoi delegatët që të votohen vendimet e një gjë të tillë e ka kërkuar edhe Ibrahim Krivaqa, kurse të gjithë delegatët 31 sish e përkrahën këtë nismë.

Sipas Shaban Bucës, nënkryetar i Klubit të Tifozëve “Skifterët”, e kanë mirëpritur shndërrimin në Shoqëri Aksionare dhe duan që klubi të organizohet sa më parë.
U zgjodh edhe Grupi Organizativ – Menaxhues në përbërje: Ibrahim Krivaqa, Blerim Sermaxhaj, Fadil Dubova, Ensar Kadriu, Murat Hoxha, Sallah Sherifi, Albert Kastrati e Armend Kërqeli. /rajonipress/