UBT

KF Gjilani drejt shndërrimit në shoqëri aksionare

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

KF Gjilani, dikur një ndër ekipet më të organizuara në Kosovë, tani shpëtimin e sheh duke u bërë shoqëri aksionare. Në ekip tashmë po kryhen procedurat e shndërrimit në shoqëri aksionare dhe tani veçse janë përcaktuar kushtet se kush mund të jetë aksionar i klubit.

Sipas burimeve të brendshme nga ky klub, tashmë veç dihen pesë aksionarë, të cilët do të jenë pronarë të 75 për qind të aksioneve të klubit, derisa shumë shpejt priten që të dihen edhe aksionarët tjerë.

Uji Dea

Në këtë klub vlera minimale e aksioneve për Ligën e Parë është 300 euro – një aksion, kurse investimi minimal është prej 5 aksioneve, që i bie se ai që ka pesë aksione në klub obligimet e tij janë 150 euro.

Edhe “Skifterët”, adhuruesit më të flaktë të Gjilanit, mëtojnë që të kenë pesë për qind të aksioneve. Ata kanë paralajmëruar se do të mund të bëhen 25 veta, të cilët duke ndarë shumën minimale prej 5 eurove, do të mund të bëhen aksionarë në klubin e tyre të zemrës. Krahas ndryshimit të statusit juridik, KF Gjilani, nën drejtimin e kryetrajnerit Sallah Sherifi, shumë shpejt pritet që t’i nisë stërvitjet për stinorin që është në prag.(zeri)