RCCOLA

KF Drita në Bursa të Turqisë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Ekspedita e KF Drita nga Gjilani, e përbërë nga lojtarë, trajnerët, mjeku i ekipet dhe përfaqësues të kryesisë, do të jetë pjesëmarrëse në një turne ndërkombëtar për futbollist të rinj që do të mbahet në qytetin Bursa të Turqisë dhe ku do t’i matin forcat me ekipe të tjera nga shtetet e Ballkanit.

Me qëllim që të jenë sa më të fortë, KF Drita ka huazuar katër lojtarë nga ekipi lokal rival Gjilani.
Ekipi gjilanas në Turqi do të qëndrojë një javë dhe siç ka theksuar Shefket Sermaxhaj, trajner në KF Drita turneu mbahet çdo vit dhe në të marrin pjesë kryesisht ekipe nga Ballkani. Ai tha se ato janë ekipe të forta, andaj klubi është mobilizuar, është përgatitur mirë dhe beson se atje sukseset nuk do të mungojnë dhe do të mundohen të japin gjithçka nga vetja.

Eco Higjiena

Ai thotë se e di se kanë të bëjnë me ekipe të mira atje, por se do të japin gjithçka nga vetja.

Para nisjes, të rinjtë e KF Drita kanë takuar ehe kryetarin e komunës, Qemajl Mustafa, i cili atyre u ka dëshiruar rrugë të mbarë dhe lojëra të pëlqyeshme. Edhe kësaj radhe KF Drita ka gjetur përkrahjen e kryetarit, i cili ka deklaruar se gjithmonë do të jetë përkrah sportistëve. /rajonipress/