ARKATANA

Këtu do të luaj Berisha në sezonin e ardhshëm

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Etrit Berisha pritet të luajë titullar në sezonin e ardhshëm, pasi Lazio po përgatit këtë version për portën e vet.

Sipas medieve italiane, presidenti i klubit roman, Claudio Lotitto, ka vendosur që të largojë nga skuadra portierin italian, Federico Marchettin, për t’i lënë vendin e lirë portierit të kombëtares shqiptare.

Marchetti pritet t’i propozohet Juventusit, që të zëvendësoj Buffonin, ku më pas do ta mbante numrin një te kombëtarja italiane, teksa Lazio do të arrinte te mbrojtësi kilian, Isla.

UBT

Në ditët e fundit është thënë shumë për të ardhmen e portierit nga Prishtina që më shumë se një herë ka shprehur dëshirën për t’iu bashkuar një klubi që ka nevojë për një portier titullarë, pasi nuk dëshiron edhe një sezon në bankën rezervë.

Megjithatë, vendimtare pritet të jetë zgjedhja e trajnerit të ri, Bielsa, për të zgjedhur Berishën apo Marchetin, dhe më pas do të vendoset se cili do të largohet nga skuadra kryeqytetase. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.