ARKATANA

Këto ushqime nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ushqimi mund të na bëjë të shëndetshëm dhe të freskët ose të sëmurë dhe të lodhur, varet nga përzgjedhja jonë. Vera është stina me më shumë fruta të natyrës të cilat mund të ndihmojnë të shërojmë trupin dhe shpirtin dhe po ashtu të arrijmë vijë më të mirë trupore. Ja disa këshilla të përshtatshme, përkatësisht ushqime që duhet t’i konsumoni.

Frutat malore: Antioksidues dhe fitonutrientët e tyre luftojnë kundër plakjes së lëkurës. Frutat malore janë të pasura me fibra, çka ngadalëson absorbimin e sheqerit në qarkullim të gjakut. Vetëm një gjysmë filxhani me fruta malore çdo ditë do të dyfishojë konsumin tuaj të antioksidantëve.

Avokado: Ky ushqim nuk përmban kolesterol, është pa natrium dhe është i pasur me acidet yndyrore omega-3. Avokado është i shkëlqyeshëm për heqjen e kilogramëve të tepërt, sepse nxit djegien e kripërave. Po ashtu përmban vitaminë E, çka ngadalëson shfaqjen e shenjave të plakjes. Përdoreni në vend të djathit dhe shtojeni në sallata.

Hudhra: Enzimat në hudhër ndihmojnë të reduktohet niveli i yndyrave të këqija, duke shkaktuar detoksikim natyror. Përzierja e squfurit dhe alicinës i jep hudhrës aromën specifike, por pikërisht këtu qëndron dobia e kësaj perime. Provoni të përdorni hudhër të freskët për salca dhe sallata.

Jogurti: Kalciumi në jogurt ndihmon në humbjen e peshës trupore duke depërtuar në qelizat yndyrore. Jogurti është mesvakt i shkëlqyer dhe është i pasur me bakteret “e mira”.

ARKATANA

Spinaqi: Pa yndyra dhe i pasuruar me fibra, spinaqi përmban acidin folik, i cili ndihmon shërimin e trupit. Është antioksidant i fortë dhe lufton kundër radikaleve të lira dhe largon yndyrat në bel. Mund ta hani të zier ose në sallatë.

Vitaminat: A, B, C, D, E

Proteinat: 6.8 g

Mineralet: Hekur, kalium, kalcium, magnez

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.