Eko Higjiena

Këto ushqime bëjnë pastrimin e trupit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Nuk nevojiten shumë gjëra për t’u freskuar dhe për ta ruajtur shëndetin.

Mjafton që në menynë tuaj të përditshme t’i inkuadroni edhe këto ushqime, që në mënyrë natyrale të kryhet procesi i pastrimit të trupit nga helmet e ndryshme.

Limoni: Shumë njerëz krejt pa të drejtë e minimizojnë fuqinë e limonit. Ai është i dobishëm për shumë gjëra dhe mund të përdoret për qëllime të ndryshme. I shfrytëzohet edhe lëngu, edhe korrja.

Një limon në ditë është sasi e mjaftueshme, shkruan “Zëri”.

Hudhrat: Padyshim e forcojnë imunitetin dhe zemrën, gjithashtu ndihmojnë në pastrimin e organizmit. Shtoni dy-tre thela në gjellën tuaj të drekës.

Molla: Mollët mund t’i hani gjatë tërë vitit.

Uji Dea

Ato janë përplot me fibra dhe ndihmojnë në pastrimin e organeve digjestive nga toksinat. Përvec se të freskëta, mund t’i hani edhe në deserte të ndryshme, kollace e pite, shkruan “Zëri”.

Rrepa e kuqe: Rrepa përmban shumë pigmente dhe antioksidues, të cilat e përmirësojnë punën e mëlçisë dhe pasqyrën e gjakut në përgjithësi.

Zakonisht konsumohet rrënja e rrepës, por edhe gjethi i saj nuk duhet anashkaluar, pasi është një bombë e vërtetë vitaminash.

Brokoli: Ekspertët e ushqimit thonë se brokoli është një nga ushqimet më të shëndetshme.

Gjatë zierjes, brokoli lëshon materie të rëndësishme për detoksim të estrogjeneve të dëmshme që mblidhen në organizëm. Hani një pjatë në ditë brokoli, të përgatitura në çfarë do lloj mënyre.

Boronicat: Ky frut i vogël i ka tri antioksidues më të rëndësishëm: antocianidins, resveratrol dhe acid elagin. /ZËRI/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.